Konferenca Kombëtare e Vullnetarizmit 1.0

Në 31 Maj 2021 u organizua Konferenca Kombëtare e Vullnetarizmit 1.0, nga Beyond Barriers – Përtej Barrierave PVN Albania dhe Qendra Progres Zhvillim.
Konferenca solli së bashku rreth 100 përfaqësues aktorë të rëndësishëm të institucioneve shtetërore në nivel kombëtar
dhe vendor, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe qytetarët.
Si pjesë e Panelit në Konferencë, Zj. Ariola Agolli, Menaxhere e Qendrës Burimore, diskutoi mbi vullnetarizmin në perspektivën e OSHC-ve: mjedisi (jo) mundësues, infrastruktura, kapacitetit, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e vullnetarizmit në vend!
Për të gjithë të interesuarit, gjeni këtu edhe njëherë, Opinionin e plotë mbi kuadrin ligjor për Vullnetarizmin në Shqipëri.
Në bashkëpunim me Beyond Barriers – Pertej Barrierave dhe organizata të tjera pjesë e iniciativës për zhvillimin e vullnetarizmit në Shqipëri, Qendra vazhdon të mbetet e angazhuar për avancimin e dialogut në sektor dhe me institucionet për një mjedis më mundësues. Për më shumë rreth Konferencës
Shkëmbim eksperience me organizata nga rajoni mbi ngritjen dhe zhvillimin e mekanizmave vetërregulluese dhe llogaridhënës për sektorin jofitimprurës

[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Vijon puna e Qendrës për promovimin e Kodit të Standardeve në rajon si një mekanizëm vetërregullues për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mirëqeverisjes së sektorit jofitimprurës me qëllim rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së OJF-ve dhe besimit të grupeve të interesit. Nën koordinimin e Macedonian Center for International Cooperation – MCIC, më 20 maj u zhvillua një peer to peer virtual event me pjesëmarrjen e 30 organizatave nga Maqedonia e Veriut, pjesë e platformës informale për transparencë dhe llogaridhënie.
Takimi kishte për qëllim ndarjen e eksperiencës shqiptare në hartimin e Kodit të Standardeve për OJF-të, dhe nxjerrjen e mësimeve në kuadër të mbledhjes së sugjerimeve dhe rekomandimeve për hartimin e një dokumenti të tyre mbi standardet rregulluese të veprimtarisë së OJF-ve pjesë e platformës informale. Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri u përfaqësua nga Zj. Arjola Agolli, Drejtore e Programeve pranë Partnerët Shqipëri dhe Menaxhere e Qendrës, e cila ndau dhe informoi pjesëmarrësit mbi fazat e procesit të hartimit dhe zhvillimit të Kodit të Standardeve, bashkëpunimin brenda sektorit për ngritjen e një mekanizmi vetërregullues, format e përzgjedhura për zbatimin e tij, strukturat si dhe mjetin e hartuar për vlerësimin e përmbushjes së standardeve të sektorit sikurse është Korniza e pyetësorit vet-vlerësues të Kodit të Standardeve.
Ajo solli në vëmendje të pranishëmve se Kodi I Standardeve për OJF-të në Shqipëri është një praktikë mirëqeverisjeje e ngritur dhe bazuar në përvojën globale dhe rajonale mbi praktikat më të mira të standardeve sociale si ajo e Global Accountability Standard si dhe Balkan Civil Society Development Network.
Si pjesë e prezantimit Znj. Agolli u ndal gjithashtu në vështirësitë dhe sfidat e hasura përgjatë rrugës si dhe aktivitet e ndërmarra nga qendra në promovimin e nismës me sektorin jofitimprurës në Shqipëri, procesin konsultues si dhe programet e zhvilluara nga Qendra për rritjen e kapaciteteve të OJF-ve kundrejt një kuptimi më të gjerë të angazhimeve të Kodit dhe treguesve në përmbushje të tij.
Të tjera takime do të organizohen në vijim me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal në promovimin e përbashkët të mekanizmave vetërregulluese dhe llogaridhënës për sektorin jofitimprurës në të dy vendet.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”5333″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]