Search
Close this search box.

Forumi i 8-të i Ballkanit Perëndimor për Shoqërinë Civile 

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) organizoi më 30 shtator – 1 tetor 2021 në Shkup, Forumin 8 -të të Ballkanit Perëndimor për Shoqërisë Civile.

Forumi solli së bashku rreth 100 pjesëmarrës, duke përfshirë një numër të madh të përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE, organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të rajonit.

Disa nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë Forumit ishin përmirësimi i procesit të anëtarësimit, kontributi i OShC -ve në proces, rimëkëmbja post COVID, si dhe mundësimi i hapësirës qytetare në Ballkanin Perëndimor. Në përfundim të Forumit u nda dhe një deklaratë me rekomandime nga organizatat e shoqërisë civile. Lexoni më shumë rreth Forumit

 

Takim prezantues dhe informues midis përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe Kryetares së re të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut civile 

Në datën 1 tetor, zj. Klotilda Bushka, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile, organizoi një takim njohës e informues me organizatat të cilat bashkëpunojnë me komisionin  për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pjesë të regjistrit elektronik të shoqërisë civile në ambjentet e Kuvendit.

Përveç njohjes dhe prezantimit të pjesëmarrësve me hapësirat që Kuvendi u jep shoqërisë civile, mekanizmat konkretë të përfshirjes së tyre në këtë proces si dhe risitë që do të sjellë kjo legjislaturë, Kryetarja e Komisionit kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve duke kërkuar  angazhimin e OShC-ve në kuadër të interesit të përbashkët, atë të përmirësimit të legjislacionit. Zj. Bushka në emër edhe të komisionit shprehu angazhimin, për  bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës me shoqërinë civile.  Për më shumë

Skip to content