Search
Close this search box.

FORUM RAJONAL “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale”

FTESË PËR PJESËMARRJE

FORUM RAJONAL

“Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale”

 

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile kanë kënaqësinë t`ju ftojnë në Forumin Rajonal mbi “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale” që do të organizohet më datë 28 shkurt, 2022, ora 11.00, ONLINE.

Ky forum është i pari i një seri forumesh rajonale, që synojnë të ofrojnë një panoramë të gjendjes aktuale të ndikimit social-ekonomik të Covid-19 në rajon.      

Forumet rajonale organizohen në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe politikave në kohë krize” financuar nga Balkan Trust for Democracy, një nismë e zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Macedonian Center for International Cooperation, Center for Civic Initiatives, Centre for Development of Non-Governmental Organisations, dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Forumi do të sjellë bashkë përfaqësues nga shoqëria civile, institucionet shtetërore, akademike, biznesi dhe media në Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar, bazuar në dhëna kërkimore mbi situatën aktuale të ndikimit të Covid-19.

Për më shumë ju lutem gjeni bashkëngjitur ftesën dhe axhendën e Forumit.

Përgjatë Forumit do të ofrohet përkthim në gjuhët shqip, anglisht, maqedonisht dhe serbisht.

Për të marrë pjesë në Forum regjistrohuni në linkun e mëposhtëm brenda datës 25 shkurt, 2022: https://forms.office.com/r/TivuQ1U7Qx

 

Ftesa Download
Axhenda Download

FORUM RAJONAL “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi, me fokus të veçantë në ekonominë sociale”

Më 28 shkurt 2022, Macedonian Center for International Cooperation (MCIC) me lehtësimin e Qendrave Burimore për OShC në Ballkan, organizoi një forum rajonal online me pjesëmarrjen e 70 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, rrjeteve rajonale, organizatave ndërkombëtare, akademisë, sektorit privat, mediave, institucioneve përkatëse shtetërore dhe palëve të tjera të interesuara nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Qëllimi i forumit rajonal ishte të diskutohej mbi situatën aktuale të ndikimit të COVID-19 në ekonomi, veçanërisht në ekonominë sociale, duke theksuar çështjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballën dhe masat që janë ndërmarrë nga këndvështrimi i të gjitha palëve të interesuara, duke kontribuar kështu në shkëmbimin e eksperiencave, promovimin e praktikave të suksesshme ose përshtatshmërisë mbi situatën aktuale të ndikimit të Covid-19.

Gjatë forumit rajonal, folësit kryesorë theksuan se është e nevojshme të ndërtohet kuadri institucional për këtë lloj sipërmarrjeje dhe në të njëjtën kohë të rritet ndërgjegjësimi jo vetëm i institucioneve por edhe i qytetarëve për përfitimet e ndërmarrjeve sociale. Gjithashtu, folësit konkluduan se është e nevojshme të zhvillohen njohuritë dhe aftësitë për këtë temë, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk ka arsim formal për këtë temë, të paktën jo në të gjitha vendet. Ndërsa pranojnë se COVID-19 ka përshpejtuar dixhitalizimin, ata theksojnë se nga ana tjetër ka ekspozuar mungesën e aftësive teknike.

Forumet rajonale organizohen në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe politikave në kohë krize” financuar nga Balkan Trust for Democracy, një nismë zbatuar nga 5 organizata rajonale që shërbejnë si qendër burimore për shoqërinë civile në vendet e tyre përkatëse si Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Macedonian Center for International Cooperation, Center for Civic Initiatives, Centre for Development of Non-Governmental Organisations, dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Forumi organizohet në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe reagimet e politikave në kohë krize” zbatuar nga 5 organizata rajonale që shërbejnë si qendër burimore për shoqërinë civile në vendet e tyre përkatëse si:

Në muajt e ardhshëm do të organizohen edhe 5 Forume Tematike Rajonale që do të diskutojnë tema si reagimi dhe përshtatshmëria e organizatave të shoqërisë civile; Vullnetarizmi, solidariteti dhe filantropia në kohë krize; Akses në shërbime gjatë pandemisë, me fokus të veçantë grupet e margjinalizuara; Ndikimi i Covid-19 në sektorin e rinisë dhe të drejtat e njeriut dhe aksesi në informacion.

Forumi i radhës rajonal do të organizohet më 29 mars 2022 me temë “Reagimi i organizatave të shoqërisë civile dhe përshtatshmëria ndaj situatës Covid-19”. Për të marrë pjesë në forum https://bit.ly/3IGuT5L

Për më shumë:

https://mcms.mk/en/news-and-publicity/news/2362-regionalen-forum-vlijanieto-na-kovid-19-vrz-ekonomijata-so-poseben-fokus-na-socijalnata-ekonomija.html

[gallery size="medium" columns="4" ids="eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAzXC9rb3ZpZDUucG5nIiwidGl0bGUiOiJrb3ZpZDUiLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAzXC9LT1ZJRDE1LWUxNjQ4NDc3MDE1NTc0LmpwZyIsInRpdGxlIjoiS09WSUQxNSIsImNhcHRpb24iOiIiLCJhbHQiOiIiLCJkZXNjcmlwdGlvbiI6IiJ9,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAzXC9LT1ZJRDQtZTE2NDg0NzY5ODIyMjIuanBnIiwidGl0bGUiOiJLT1ZJRDQiLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ==,eyJ1cmwiOiJodHRwczpcL1wvcmVzb3VyY2VjZW50cmUuYWxcL3dwLWNvbnRlbnRcL3VwbG9hZHNcLzIwMjJcLzAzXC9LT1ZJRDctZTE2NDg0NzcwMDA3MjIuanBnIiwidGl0bGUiOiJLT1ZJRDciLCJjYXB0aW9uIjoiIiwiYWx0IjoiIiwiZGVzY3JpcHRpb24iOiIifQ=="]
Skip to content