Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile është një platformë informimi dhe shërbimesh që kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të qenë aktorë më efektivë, të pavarur, transparentë e të përgjegjshëm, si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, në demokracinë pjesëmarrëse dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Përmes Matricës së Monitorimit në Shqipëri Qendra synon të japë një situatë optimale të dëshiruar për shoqërinë civile që të funksionojë dhe të zhvillohet në mënyrë efektive. Matrica përcakton një kuadër realist që mund të ndiqet dhe zbatohet nga autoritetet publike dhe që rrit përpjekjet advokuese të grupeve të shoqërisë civile për një mjedis më mundësues për veprimtarinë e tyre. Bazuar në gjetjet e raporteve vjetore të MM, QKB organizon punën e saj të advokimit dhe lehtëson dialogun mes OShC-ve, qeverisë dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm për hartimin dhe zbatimin e politikave. Lexoni këtu raportin më të fundit të monitorimit.
Partners Albania iështë një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik.
Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.
Partnerët Shqipëri është anëtare edhe e disa rrjeteve të tjera rajonale dhe evropiane si Euclid , BCSDN, ECASetj.
Albanian Centre for Population and Development (ACPD) që nga viti 1993 punon për t’ju përgjigjur nevojave në ndryshim dhe zhvillimit të popullsisë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ofrimin e informacionit dhe shërbimeve në të gjithë vendin. Organizata është me bazë anëtarësie (rreth 206 anëtarë aktivë), me tre degë dhe zyra lokale të vendosura në Tiranë (qendrore), Vlorë (jug) dhe Shkodër (në veri). ACPD bën një mbulim të gjerë të mbarë vendit me aktivitetet e saj në zonat urbane, periferike dhe rurale në të tre rajonet. Fokusi i punës së saj janë OShC-të, në veçanti ato në zonat periferike, rurale si dhe OShC-të e vogla dhe grupe të ndryshme komunitare (grupe të margjinalizuara, të rinj, gra, romë dhe pakica të tjera, komuniteti LGBTI etj).
European Movement in Albania (EMA) është një grup kombëtar “Think Tank” i themeluar në vitin 2007 me më shumë se 11 vjet eksperiencë, i përkushtuar në përmirësimin e debatit publik, promovimin e ngritjes së kapaciteteve dhe nxitjen e procesit të integrimit evropian të vendit. EMA ka një kontribut të madh në promovimin e vlerave evropiane dhe procesin e integrimit evropian si dhe në përmirësimin e procesit të zhvillimit të politikave në vend. Ajo përpiqet ta bëjë procesin e politikëbërjes më transparent, të hapur dhe të përgjegjshëm ndaj interesit publik, duke ofruar sugjerime alternative për institucionet publike bazuar në kërkime.
Informohu mbi të rejat e fundit duke u regjistruar këtu.