Search
Close this search box.

Dëftesa_Vlerësimi i Kapitullit 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore)

Komisioni Europian (KE) monitoron progresin dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit mbi një bazë vjetore. Vendi po punon për transpozimin e Acquis sipas Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) i cili shërben si mjet për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, më 19 korrik 2022 ishte një ngjarje historike për vendin tonë pasi mishëron aspektin teknik të procesit të integrimit në BE. Konferenca hapi rrugën për miratimin e kuadrit negociator të hartuar nga Komisioni Europian dhe fillimin e procesit screening.

Me përfundimin me sukses të procesit screening në nëntor 2023, një tjetër hap me rëndësi u hodh në kuadër të procesit të integrimit, ai i hapjes së negociatave për Grupkapitullin 1 – Themeloret në tetor 2024. Kjo Dëftesë mbi Progresin dhe Nivelin e Përgatitjes së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE merr si pikënisje gjendjen e përshkruar në Raportin e KE 2023 dhe pasqyron zhvillimin gjatë një viti, kristalizuar në Raportin e KE 2024. Ajo synon të shfaqë në një gjuhë më të lexueshme 1) Kriterin politik; 2) Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 3) Kapitullin 24 (Drejtësia, Liria, Siguria). Dëftesa paraqet një vlerësim për çdo nënçështje të secilit kapitull. Vlerësimi përfshin një shtjellim të progresit dhe përgatitjes gjatë periudhës së raportuar në raportin e KE 2023 dhe 2024 në secilën fushë, si dhe një vlerësim me notë (ku 10 është nota më e lartë dhe 4 më e ulëta), ku merr parasysh terminologjinë e përdorur në çdo rast në Raportet e Komisionit Europian për progresin dhe nivelin e përgatitjes.

Dëftesa u përgatit nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Europian.

Dëftesa_Vlerësimi i Kapitullit 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) Download

 

Skip to content