Event Rrjetëzimi “Fuqizimi i të Rinjve”

EVENT DETAILS :

  • Start Date:2019-09-20
  • End Date:2019-09-20
  • Start Time:10.00
  • End Time:16.00
  • Location:Apolloni, Fier

ORGANIZER :

  • Organized by:National Resource Centre for Civil Society in Albania
  • Mobile:+355 4 2254881
  • Email:info@resourcecentre.al
  • Website:www.resourcecentre.al
  • Address:Elbasani Street, Park Gate Building, entrance no.3, 10th floor, App. 71 / 73

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe Partnerët Shqipëri organizuan më 20 shtator 2019 Eventin e Rrjetëzimit “Fuqizimi i të Rinjve”.

Eventi i organizuar në ambientet e Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier, mblodhi rreth 180 pjesëmarrës nga organizata rinore, aktivistë, donatorë dhe institucione publike, në katër panele diskutimi mbi çështje të rëndësishme që lidhen me rininë si: Edukimi; Vullnetarizmi dhe mobiliteti; Fuqizimi ekonomik, përfshirja sociale dhe kulturore; dhe pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje.

Eventi i rrjetëzimit synoi shkëmbimin e informacionit midis pjesëmarrësve mbi këto cështje si dhe ndarjen e eksperiencave dhe praktikave të mira nga puna e tyre, si nga ana e OJFve ashtu dhe institucioneve publike, donatorëve dhe organizatave zhvillimore. Eventi u dha mundësinë OSHC-ve për të gjeneruar kontakte dhe lidhje për rrjetëzim dhe partneritete të ardhshme.
Si pjesë e eventit u organizua dhe një Panair informues dhe promovues i OSHC-ve rinore, me materiale dhe produkte nga aktiviteti i organizatave nga mbarë vendi. Qendra si pjesë e aktiviteteve të saj të ardhshme, do të organizojë evente të tjera rrjetëzimi në tema me interes për sektorin e shoqërisë civile.