Search
Close this search box.
Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Fuqizimi i llogaridhënies, transparencës dhe qendrueshmërisë së organizatave të shoqërisë civile- Kodi i Standardeve për OSHC-të

September 26, 2019 @ 10:00 am - 2:00 pm

Në datën 26 shtator 2019, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri organizuan në Tiranë eventin “Fuqizimin e llogaridhënies, transparencës dhe qendrueshmërisë së organizatave të shoqërisë civile- – Kodi i Standardeve për OSHC-të”. Krijimi i themeleve për një mekanizëm vetë-rregullues dhe rritjen e standardeve të funksionimit të OSHC-ve dhe transparenca e tyre ishin në fokus të këtij aktiviteti që mblodhi rreth 55 përfaqësues të OSHC-ve, agjencive ndërkombëtare dhe donatorë në Shqipëri.

Të ftuarit e nderit, përfaqësuese të organizatave nga Ballkani Perëndimor si dhe atyre ndërkombëtare, ndanë eksperiencat e tyre në nivel rajonal dhe global mbi praktika dhe mekanizma të përmirësimit të standardeve të funksionimit të shoqërisë civile.
Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, Znj. Rocio Moreno Lopez, Drejtore e “Accountable Now”, Znj. Ilina Neshikj, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Ballkan (BCSDN) dhe Znj. Aleksandra Savevska, Menaxhere e Projektit në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, sollën një larmi përvojash, mekanizmash të përdorura dhe perspektiva lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në këtë drejtim.

Ky takim ishte i pari i një serie aktivitetesh që Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile do të ndërmarrë në vijim me qëllim kontributin në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri.

Details

Date:
September 26, 2019
Time:
10:00 am - 2:00 pm
Event Category:

Organizer

National Resource Centre for Civil Society in Albania
Phone
+355 4 2254881
Email
info@resourcecentre.al
View Organizer Website

Venue

Tirane, Albania
Skip to content