Java e Shoqërisë Civile 2022

EVENT DETAILS :

  • Start Date:07-05-2022
  • End Date:17-05-2022
  • Start Time:
  • End Time:
  • Location:Tiranë

ORGANIZER :

  • Organized by:Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile
  • Mobile:
  • Email:info@resourcecentre.al
  • Website:https://resourcecentre.al
  • Address:

Përgjatë datave 7-17 maj 2022, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe Partnerët Shqipëri organizuan për herë të parë Javën e Shoqërisë Civile në Shqipëri, një seri eventesh dhe hapësirë promovimi dedikuar punës dhe veprimtarisë së organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në vend. Në linjë dhe me vendimin e Bashkimit Evropian për përcaktimin e vitit 2022 si Viti i Rinisë, me qëllim promovimin e të rinjve dhe të gjithë iniciativave që mbështesin pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje, integrimin social dhe fuqizimin ekonomik të tyre, tematika e përzgjedhur për këtë vit të parë të Javës së Shoqërisë Civile ishte pikërisht RINIA!

Rreth 60 organizata dhe qindra aktivistë nga mbarë vendi, nën lehtësimin e Qendra Kombëtare Burimore i’u bashkuan Javës së Shoqërisë Civile me një larmi aktivitetesh në kuadër të programeve të tyre në zbatim mbështetur nga donatorë të ndryshëm e në bashkëpunim me institucione publike e private. Java krijoi hapësirë për të gjithë aktorët e shoqërisë civile si katalizatorë të ndryshimeve pozitive nëshoqëri, për t`u bërë bashkë, diskutuar dhe krijuar zgjidhje dhe veprime të bashkërenduara në të ardhmen. Java e Shoqërisë Civile do të jetë një aktivitet i përvitshëm që do t’i bëjë jehonë punës dhe kontributit të vyer të organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në sektorë të ndryshëm.

Gjeni këtu një përmbledhje të Javës së Shoqërisë Civile 2022 këtu.