Java e Shoqërisë Civile 2023

EVENT DETAILS :

  • Start Date:29-05-2023
  • End Date:03-06-2023
  • Start Time:
  • End Time:
  • Location:

ORGANIZER :

  • Organized by:Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile
  • Mobile:
  • Email:info@resourcecentre.al
  • Website:https://resourcecentre.al
  • Address:

Për të dytin vit radhazi, Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri në partneritet me aktorë të shoqërisë civile në mbarë vendin, përgjatë periudhës 29 maj-3 qershor 2023, organizuan Javën e Shoqërisë Civile 2023, një seri eventesh dhe hapësirë promovimi tematike, dedikuar punës dhe veprimtarisë së organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në vend.

Java krijon mundësi për të gjithë aktorët e shoqërisë civile, për t`u bërë bashkë, si katalizatorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri, për të diskutuar dhe krijuar zgjidhje dhe veprime të përbashkëta në të ardhmen. Në linjë me Javën e Evropës, duke qenë se viti 2023 nga Bashkimi Evropian është vit dedikuar AFTËSIVE, edhe Java e Shoqërise Civile këtë vit iu dedikua tërësisht aftësimit të grupeve të ndryshme në shoqëri, kryesisht të rinjve dhe grupeve më në nevojë nën moton “Aftësi për të gjithë: Për të mësuar, punuar, angazhuar”.

Nën moton #Aftësipërtëgjithë #JavaeShoqërisëCivile2023 mbi 120 aktivitete lokale u organizuan nga organizata të shoqërisë civile, aktivistë, institucione akademike etj. të cilët ju bashkuan Javës. Aftësimi për Jetën, aftësim për punësim dhe vetëpunësim, aftësim për angazhim në politikëbërje, aftësimi digjital dhe ai mjedisor, aftësimi për median dhe informacionin, aftësimi për transferimin e njohurive etj ishin vetëm disa prej cështjeve të ngritura dhe trajtuara përgjatë aktiviteteve të javës, duke bërë bashkë aktorë të rëndësishëm nga sektori i shoqërisë civile, institucionet shtetërore në nivel qëndror dhe vendor, institucione arsimorë, biznese, media etj për të diskutuar dhe adresuar problematika dhe vështrësi të hasuara përgjatë zhvillimit dhe forcimit të mëtëjshëm të aftësive tek të gjithë target grupet.

Gjeni këtu një përmbledhje të aktiviteteve të Javës së Shoqërisë Civile.