In News

FORUM RAJONAL “Reagimi dhe përshtatja e organizatave të shoqërisë civile ndaj situatës COVID 19””

FTESË PËR PJESËMARRJE

FORUM RAJONAL

“Reagimi dhe përshtatja e organizatave të shoqërisë civile ndaj situatës COVID 19”

 

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile kanë kënaqësinë t` ju ftojnë në Forumin Rajonal mbi “Reagimi dhe përshtatja e organizatave të shoqërisë civile ndaj situatës COVID 19” që do të organizohet më datë 29 mars, 2022, ora 11.00, ONLINE.

Ky forum është I dyti I një seri forumesh rajonalë, që synojnë të ofrojnë një pasqyrë të gjendjes aktuale të ndikimit social-ekonomike të Covid-19 në rajon, nga këndvështrimi i të gjitha palëve të interesuara, duke kontribuar kështu në shkëmbimin e përvojës dhe sfidave si dhe promovuar praktikat e suksesshme të përshtatshmërisë në përgjigje të Covid-19.

Forumet rajonale organizohen në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe politikave në kohë krize” financuar nga Balkan Trust for Democracy, një nismë e zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Centre for Development of Non-Governmental Organisations, Center for Civic Initiatives, Macedonian Center for International Cooperation dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.

Forumi do të sjellë bashkë përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, të rinj dhe aktivistë, akademikë, përfaqësues nga sektori privat dhe ai shtetërorë si dhe media në Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar, bazuar në dhëna kërkimore mbi situatën aktuale të ndikimit të Covid-19 në shoqërinë civile.

Bazuar në diskutimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në forum, një dokument përmbledhës me rekomandime për adresimin e problematikave të evidentuara dhe reduktimin e efekteve politiko-sociale-ekonomike nga Covid-19 do të hartohet.

Përgjatë Forumit do të ofrohet përkthim në gjuhën shqip, anglisht, maqedonisht dhe serbisht.

Për të marrë pjesë në Forum regjistrohuni në linkun e mëposhtëm brenda datës 27 mars, 2022: https://bit.ly/3IGuT5L

 

Për të mësuar më shumë bashkëngjitur axhenda e Forumit.

Faleminderit paraprakisht,

 

Axhenda Download