Search
Close this search box.

Java e Shoqërisë Civile 2025

Java e Shoqërisë Civile 2025 solli më shumë se 170 aktivitete në të gjithë vendin, duke reflektuar një angazhim të gjerë të organizatave, aktivistëve dhe qytetarëve për çështje që kanë rëndësi për komunitetin, pjesëmarrjen qytetare dhe të drejtat.

Këtë vit, #JSHC2025 vendosi në qendër rolin dhe kontributin e shoqërisë civile në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, aktive dhe të drejtë. Aktivitetet përfshinë panele diskutimi, trajnime, forume komunitare, aktivitete rinore dhe nisma për advokim në nivel lokal dhe kombëtar.

Në përmbyllje të Javës, gjatë eventit kombëtar, u prezantua programi i ri katërvjeçar i Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile. Ky program synon të mbështesë organizatat në zhvillimin e kapaciteteve të tyre, rritjen e ndikimit në komunitet dhe forcimin e rolit të tyre në proceset demokratike të vendit.

Falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj jave frymëzuese dhe që me punën e tyre i japin jetë vlerave që na bashkojnë dhe zërave që sjellin ndryshim.

Shfletoni broshurën përmbledhëse të Javës, videon me momentet më të bukura nga eventi kombëtar, si dhe programin e Qendrës për vitet 2025-2029.

Skip to content