Search
Close this search box.

Programi i Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile për vitet 2025-2029

Gjatë katër viteve të ardhshme, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri do të vijojë mbështetjen për sektorin dhe aktorët e interesuar përmes një programi edhe më të pasur, të larmishëm dhe gjithëpërfshirës shërbimesh.

Iniciuar në vitin 2019 si një nismë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Qendra është konsoliduar si një platformë e rëndësishme në mbështetje të shoqërisë civile, si në nivel kombëtar, ashtu edhe lokal.

Ajo kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve të sektorit, nxitjen e dialogut në politikëbërje dhe përmirësimin e mjedisit në të cilin veprojnë organizatat e shoqërisë civile.

Duke ndërtuar mbi këto përvoja, gjatë periudhës 2025–2029, Qendra do të vazhdojë të mbështesë organizatat, rrjetet e tyre, grupimet informale, aktivistët dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile përmes zyrave në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, si dhe përmes shërbimeve online dhe aktiviteteve të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit.

Programi i Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile për vitet 2025-2029 Shkarko

 

Skip to content