Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian prej 30 vitesh është projekti më madhor i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, që lidhet drejtpërdrejt më procesin reformues dhe ngritjen e institucioneve demokratike në vend. Ky proces, ku të gjithë janë të interesuar dhe të ndikuar, nuk mund të jetë monopol i vetëm një sektori dhe aktori, por përkundrazi si kusht thelbësor për suksesin dhe arritjen e qëllimeve të tij ka: gjithëpërfshirjen aktive. Për ta arritur atë duhet pra të krijohen hapësira informomi, bashkëpunimi dhe angazhimi për të gjithë aktorët si shtetërorë, ashtu dhe ata jo-shtetërorë si shoqëria civile, komuniteti i biznesit, akademia, media dhe grupe të tjera të interesit.
Në këtë prizëm, shoqëria civile luan një rol kyç në monitorimin, konsultimin dhe vlerësimin e veprimeve, masave dhe zhvillimeve në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit.
Ky studim u përgatit nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri..
Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian – Dokument Politikash | Shkarko |