In

Java e Shoqërisë Civile 2023 – Përmbledhje

Për të dytin vit radhazi, Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri në partneritet me aktorë të shoqërisë civile në mbarë vendin, organizuan Javën e Shoqërisë Civile 2023, një seri eventesh dhe hapësirë promovimi tematike, dedikuar punës dhe veprimtarisë së organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në vend.

Java krijon mundësi për të gjithë aktorët e shoqërisë civile, për t`u bërë bashkë, si katalizatorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri, për të diskutuar dhe krijuar zgjidhje dhe veprime të përbashkëta në të ardhmen. Në linjë me Javën e Evropës dhe shpalljen nga Komisioni Evropian të vitit 2023 si “Viti Evropian i Aftësive”, Java e Shoqërise Civile këtë vit iu dedikua veprimtarisë dhe kontributit të organizatave të shoqërisë civile për edukimin dhe aftësimin e grupeve të ndryshme në shoqëri, kryesisht të rinjve dhe grupeve më në nevojë nën moton “Aftësi përtë gjithë: Për të mësuar, punuar, angazhuar”. Në kuadër të Javës u organizuan mbi 120 aktivitete në mbarë vendin, me pjesëmarrjen e organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të institucioneve qeverisëse në nivel qendror e vendor, shkollave profesionale, universiteteve, biznesit, medias, etj.

Ky publikim u përgatit me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Përmbledhje – Java e Shoqërisë Civile 2023 Shkarko