Në kuadër të projektit “Mbështetje ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së (CFCU) për të programuar dhe implementuar efektivisht kontratat e granteve” i financuar nga BE-ja, ekipi i projektit po zhvillon një sondazh me organizata të shoqërisë civile.
Sondazhi synon mbledhjen e opinionit nga OSHC-të me qëllim përmirësimin e komunikimit me Njësinë IPA* në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nxitjen e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile.
Duke e vlerësuar iniciativën si një hap të rëndësishëm për konsultimin me OSHC-të, ftojmë organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë në plotësimin e pyetësorit për të dhënë rekomandime të cilat shpresojmë do të rezultojnë në një bashkëpunim më të frytshëm midis Njësisë IPA/MEPJ dhe sektorit.