Kodi i Standardeve për OshC-të
Qendra Kombëtare Burimore mbështet përmirësimin e qeverisjes së OShC-ve që të jenë më efektive, të përgjegjshme dhe transparente, e që të rrisin besimin e publikut dhe përmirësojnë imazhin e sektorit.
Kodi i Standardeve është një tërësi parimesh dhe angazhimesh se si OShC-të kryejnë punën e tyre dhe ndërmarrin veprime për përmirësimin e rezultateve të tyre. Zbatimi i këtyre parimeve ndihmon OShC-të të jenë më të përgjegjshme dhe të respektojnë një standard të përbashkët. Ai do të krijojë besueshmëri për OShC-të në të gjitha nivelet – me partnerët, publikun, qeverinë dhe donatorët e mbështetësit e tjerë. Kodi i Standardeve është një mekanizëm vetë-rregullues që siguron standarde më të larta për sektorin e shoqërisë civile, me qëllim rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut. Kodi do të udhëheqë OShCtë në këtë proces edukimi dhe ndryshimi, drejt standardeve më të larta, duke zhvilluar kështu besimin tek palët e interesuara dhe duke rrit legjitimitetin dhe besueshmërinë e OSHC-ve.
Kodi i Standardeve për OShC-të në Shqipëri do të përgatitet nga ekspertë vendas, duke u bazuar në përvojën e Rrjetit Ballkanik të Zhvillimit të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe OShC-ve të tjera në të gjithë globin, pjesë e Nismës të Standardit Global.