Prej muajit janar 2021 ka hyrë në fuqi ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Sipas ligjit, çdo subjekt raportues ekzistues, pra edhe organizatat jofitimprurëse, duhet të regjistrojë pronarin/ët përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP).
Qendra Kombëtare Burimore publikoi dhe ndau gjerësisht njoftimin në sektor, së bashku me disa udhëzime për procedurën e regjistrimit. Bazuar në kërkesat e shumta për informacion në adresë të Qendrës, nga organizata nga mbarë vendi, Qendra përgatiti dhe ndau informacion specifik mbi një seri çështjesh për të cilat kishte paqartësi.
Në vijim, në përgjigje të interesit të madh nga organizatat e shoqërisë civile, Qendra Burimore dhe Partnerët Shqipëri organizuan një sesioni informues mbi procedurën e regjistrimit të pronarëve përfitues. Identifikimi i pronarit, procedura e aplikimit për regjistrimin, dokumentet e nevojshme, nënshkrimi elektronik dhe afatet ishin çështjet kryesore te trajtuara gjate sesionit informuese. Për më shumë, ndiqni sesionin këtu!
Rreth 140 përfaqësues të OShC-ve kanë marrë informacione dhe përgjigje për pyetjet në kohë reale, si dhe janë asistuar individualisht deri tani për çështje specifike në lidhje me procedurën e regjistrimit. Për më shumë