Shërbimi ligjor për organizatat e shoqërisë civile, grupimet informale të aktivistëve

Shërbimi ligjor është pjesë e shërbimeve të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, të menaxhuar nga Partners Albania for Change and Development. Si pjesë e shërbimit Help-Desk për OJF-të dhe grupimet informale të aktivistëve, shërbimi ligjor përfshin:

-Informim dhe Edukim Ligjor për OJF-të;
-Këshillim Ligjor në lidhje me krijimin, funksionimin, përputhshmërinë ligjore dhe fiskale, dhe ç’regjistrimin ligjor për OJF-të.

Nëse keni pyetje apo nevojë për informacion rreth çështjeve ligjore që ndikojnë aktivitetin e organizatës suaj, na kontaktoni në info@resourcecentre.al për të rezervuar seancën tuaj të këshillimit me Eksperten Ligjore.

Për më shumë klikoni këtu.