• Elbasan Street, PARK GATE, 10th Floor, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

TACSO 3 – Forumi Rajonal i shoqërisë civile për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2022

Më 8-9 qershor 2022, TACSO 3 organizoi në Shkup Forumin e OSHC-ve për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Forumi solli bashkë OSHC nga Maqedonia e Veriut, Bosnia dhe Hercegovina, Mal i Zi, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian DG NEAR dhe Delegacioneve të BE-së në rajon, institucione shtetërore dhe donatorë, në një hapësirë të hapur diskutimi mbi një sërë çështjesh me rëndësi për sektorin si e ardhmja e mjedisit mundësues për shoqërinë civile, bashkëpunimi Shtet-OSHC, Agjenda e Gjelbër, Shteti i së Drejtës, bashkëpunimi Media-OSHC etj.

Në qendër të diskutimeve të Forumit ishte Udhëzuesi i rishikuar për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për vëndet e zgjerimit, 2021-2027,i cili u prezantua në Forum. Për më shumë mbi Forumin lexoni këtu