Tiranë, më 25 Shkurt 2022
Njoftim për shtyp
THIRRJE E NJË GRUPIMI TË ORGANIZATAVE SHQIPTARE TË SHOQËRISË CIVILE
Një grupim i organizatave shqiptare të shoqërisë civile, të cilat janë të pavarura, jo-qeveritare, dhe kanë në mision mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dënon ashpër, me dhimbje dhe indinjatë sulmin brutal ushtarak Rus, të planifikuar dhe të pabesë ndaj Republikës së pavarur të Ukrainës.
Në këto momente të rënda dhe të vështira, me mendje dhe zemër jemi pranë qytetarëve Ukrainas, të vendosur në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, vendit dhe kombit të vet.
Agresionin rus ndaj Ukrainës të frymëzuar dhe të nxitur nga Presidenti Putin e dënon mbarë bota paqedashëse dhe demokratike.
Rusia shkeli në mënyrë flagrante dhe brutalisht Marrëveshjen e armëpushimit të Minskut të vitit 2015, Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventat, dokumentet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo refuzoi të gjitha përpjekjet për dialog.
Grupimi i organizatave shqiptare të shoqërisë civile mbështet pa rezerva sanksionet e ndërmarra ndaj agresionit Rus të ditëve të fundit. Viktimat e para të këtij sulmi ushtarak bëjnë thirrje për reflektim, vigjilencë, unitet dhe solidaritet.
Organizatat shqiptare nënshkruese:
Community Reporters Albania (CRA)
Civil Rights Defenders (CRD)
Fondacioni Shqipëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF)
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome (LRER)
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)
Qendra Aarhus Shkodër
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)
Qendra TREJA
Qendra A.L.T.R.I
Qendra Europiane
Qendra e Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SciDEV)
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas ne Shqipëri (AWEN)
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)