In News

Tryezë konsultimi me organizatat e shoqërisë civile, mbi projektligjin e ri për prokurimin publik

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) zhvilluam një tryezë konsultimi me organizata të shoqërisë civile, mbi projektligjin e ri për prokurimin publik.

Gjatë takimit, Drejtorja e APP, Znj. Reida Kashta, sqaroi disa çështje të ligjit për të gjitha OSHC-të e interesuara, veçanërisht në lidhje me prokurimin social por jo vetëm, si dhe përfshirjen e OSHC-ve në prokurim publik. Përfaqësuesit e OSHC-ve dhanë rekomandimet e tyre dhe duke vlerësuar rëndësinë e Ligjit, shprehën gatishmërinë për të kontribuar edhe në vijim gjatë hartimit të akteve nënligjore të tij. OSHC-të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve sociale në vend.

Partners Albania for Change and Development prej vitesh si pjesë e zhvillimit të mjedisit mundësues për shoqërincë civile ka kontribuar dhe advokuar për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe zhvillimin e praktikave të prokurimit social.

Konsultimi për Projektligjin është ende i hapur! Mund të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja në adresën projektligj@app.gov.al