In News

Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

“Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike” është një dokument politik dhe strategjik i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë.

Qëllimi i hartimit të tij është të paraqesë masat politike kryesore që vendi ynë merr në procesin e negociatave për anëtarësim në BE për sa i përket Funksionimit të Institucioneve Demokratike. Në këtë kontekst, fushat dhe objektivat kryesore janë:

  1. Procesi zgjedhor;
  2. Funksionimi i Kuvendit – i cili duhet të bazohet në parimet e transparencës, integritetit dhe efektivitetit;
  3. Roli i Shoqërisë Civile – kuadri ligjor kombëtar, rregullues dhe politik për veprimtarinë e OSHC- ve duke përfshirë (kushtet e rregjistrimit, taksimit, mekanizmave konsultues etj.), si dhe konteksti politik për të siguruar dhe bërë funksional një mjedis mundësues për shoqërinë civile.

Në këtë drejtim, pritet të realizohen masa konkrete, përfshirë hartimin e një Udhërrëfyesi të ri, por edhe një seri ndryshimesh ligjore si më poshtë:

  • Korniza legjislative për Këshillin Kombëtar ndryshohet për të përmirësuar funksionimin e tij dhe për të siguruar përfshirje më të madhe të institucioneve publike dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile brenda vitit 2026.
  • Bashkëpunimi i institucionalizuar ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe sigurimi i pjesëmarrjes kuptimplote të OSHC-ve në proceset vendimmarrëse, duke përfshirë në kontekstin e negociatave të anëtarësimit në BE, përmirësohet përmes miratimit dhe monitorimit të një udhërrëfyesi të ri brenda vitit 2024.
  • Korniza ligjore e rishikuar për vullnetarizmin miratuar brenda vitit 2027.
  • Metodologjia e akteve që i nënshtrohen konsultimeve publike është rishikuar dhe miratuar brenda vitit 2025 duke zgjeruar fushën e konsultimit publik për aktet e qeverisë.
  • Ndryshim në ligjin nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, dhe në legjislacionin dytësor për konsultimin publik bëhet në mënyrë progresive drejt vitit 2030.
  • Rritja e cilësisë së raporteve të konsultimit publik dhe plotësimi i strukturave përgjegjëse me staf të përgatitur dhe të mirëtrajnuar për të zgjeruar deri në vitin 2030 procesin e konsultimit publik në legjislacionin dytësor me interes të lartë publik nëse plotësohen kushtet e mësipërme.

Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe rekomandimet për këtë projektligj, brenda datës 24 janar 2024.