In News

Vizitat studimore të pjesëmarrësve së Akademisë OJF-ve 2019

Si pjesë e Programit të Akademisë së OJF-ve 2019 u zhvilluan disa vizita në institucione qeveritare dhe kompani private, me qëllim rritjen e njohurive të pjesëmarrësve në Akademi mbi rolin e këtyre institucioneve në mbështetjen e shoqërisë civile si dhe ndarjen e disa praktikave të mira të bashkëpunimit ndërsektoriale.

Si pjesë e vizitave, përfaqësuesit e organizatave

  • u njohën më nga afër me format e bashkëpunimit me biznesin dhe mundësitë për mbështetje që ai ofron, duke diversifikuar kështu burimet e financimit të OJF-ve dhe rritur qendrueshmërinë e tyre; si dhe
  • u prezantuan dhe diskutuan lidhur me mekanizmat e bashkëpunimit me qeverinë vendore dhe qendrore, si dhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në vendimmarrje e ofrim shërbimesh.

▪ Në takimin me AMSHC, ku u prezantua roli dhe funksioni i Agjencisë në mbështetje të sektorit, struktura dhe roli i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile etj.

▪ Gjatë takimit në Fibank Albania, me Znj. Lutjana Konomi, Drejtore e HR dhe Marketingut duke diskutuar mbi modelet e bashkëpunimit dhe mbështetjen që kompania ofron për organizatat.

▪Gjatë takimit me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës duke u njohur me politikat dhe shërbimet e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale që bashkia ofron dhe mundësitë e përfshirjes së OSHC-ve në vendimmarrje.