Search
Close this search box.

Njoftim për shprehje interesi për anëtarësim në Kodin e Standardeve për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri

Në kuadër të nismës më të fundit të zbatimit të Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri, ftojmë të gjitha organizatat e interesuara për t’iu bashkuar Kodit të Standardeve, të shprehin interesin e tyre duke plotësuar dhe dërguar në mënyrë elektronike dokumentat si më poshtë:

  1. Letër shprehje interesi
  2. Kornizën Vetëvlerësuese të Kodit të Standardeve të plotësuar
  3. Dokumentacionin mbështetës/dëshmues në përmbushje të treguesve të Kornizës Vet-Vlerësuese. Dokumentet dëshmuese mund të shoqërohen me një relacion shpjegues për çdo tregues.

Shprehjet e interesit dhe dokumentat shoqëruese si më lart mund të dërgohen në çdo kohë, në adresën info@resourcecentre.al brenda datës 26 Shtator 2021.

Ky është afati për dërgimin e shprehjeve të interesit për këtë raund të parë anëtarësimi. Ndërkohë, të gjitha shprehjet e interesit të organizatave pas kësaj date, do të shqyrtohen përgjatë raundit të ardhshëm Shtator-Dhjetor 2021.

Kodi i Standardeve është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.

Ai prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.

Për më shumë informacion mbi nismën e Kodit të Standardeve klikoni KËTU

Për më shumë informacion mbi procesin e anëtarësimit gjeni këtu 

Njihuni me #anëtarësinë e Kodit dhe #strukturat zbatuese https://bit.ly/3du14ss

Reflektime Rajonale dhe Globale mbi Përgjegjshmërinë e OShC -ve në Ballkan

Më 1 korrik 2021, BCSDN mbajti një workshop rajonale mbi Përgjegjshmërinë e OShC-ve: “Reflektime mbi Vetë-Rregullimin e Shoqërisë Civile duke ndarë Përvojat Rajonale dhe Globale”. Eventi u ndoq nga më shumë se 60 përfaqësues të OShC-ve nga Ballkani dhe nga e gjithë bota, të cilët praktikisht diskutuan dhe ndanë shembuj të praktikave të llogaridhënies së OShC-ve dhe mekanizmave të vetëvlerësimit. Workshopi synoi të rrisë ndërgjegjësimin e OShC-ve në rajon për parimet, mundësitë dhe sfidat kryesore që ata duhet të marrin parasysh në zhvillimin dhe zbatimin e mekanizmave vetërregullues për të qenë më efektivë, të përgjegjshëm dhe të besueshëm.

Pjesa e dytë e workshopit iu kushtua historive mbi krijimin dhe institucionalizimin e mekanizmave të vetëvlerësimit në Shqipëri dhe N. Maqedoni. U theksua gjithashtu shembuj praktikë se si mekanizmat e vetërregullimit mund të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve sociale të ofruara nga OShC-të.

Znj. Ariola Agolli, Menaxhere e Qendrës Kombëtare të Burimeve në Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ndau përvojën e organizatës në hartimin e Kodit për OShC -të shqiptare. Duke reflektuar mbi procesin pjesëmarrës të përgatitjes dhe dorëzimit të Kodit, zonja Agolli mbuloi çështje të veçanta në lidhje me procesin si parimet dhe angazhimet e tij, struktura zbatuese, promovimi i iniciativës dhe sfidat dhe mësimet e nxjerra. Disa nga vështirësitë kryesore të pasqyruara ishin angazhimet dhe përfshirja e ndryshme e OShC-ve në proces, mungesa e burimeve njerëzore e OJF-ve dhe njohuritë mbi mjetet e vetëvlerësimit, kriza Covid-19, etj.

Eventi përfundoi me reflektimet përfundimtare si në kontekstin shqiptar ashtu edhe në atë maqedonas në lidhje me nevojën për stimuj të shoqërisë civile në proceset e vetë-rregullimit. U theksua se këto procese janë një ushtrim në kohë dhe i kushtueshëm që kërkon njohuri, mbështetje dhe njohje në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.

Shikoni videon e plotë të punëtorisë këtu.

 

Skip to content