• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

Njoftim për shprehje interesi për anëtarësim në Kodin e Standardeve për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri

Në kuadër të nismës më të fundit të zbatimit të Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri, ftojmë të gjitha organizatat e interesuara për t’iu bashkuar Kodit të Standardeve, të shprehin interesin e tyre duke plotësuar dhe dërguar në mënyrë elektronike dokumentat si më poshtë:

  1. Letër shprehje interesi
  2. Kornizën Vetëvlerësuese të Kodit të Standardeve të plotësuar
  3. Dokumentacionin mbështetës/dëshmues në përmbushje të treguesve të Kornizës Vet-Vlerësuese. Dokumentet dëshmuese mund të shoqërohen me një relacion shpjegues për çdo tregues.

Shprehjet e interesit dhe dokumentat shoqëruese si më lart mund të dërgohen në çdo kohë, në adresën info@resourcecentre.al brenda datës 26 Shtator 2021.

Ky është afati për dërgimin e shprehjeve të interesit për këtë raund të parë anëtarësimi. Ndërkohë, të gjitha shprehjet e interesit të organizatave pas kësaj date, do të shqyrtohen përgjatë raundit të ardhshëm Shtator-Dhjetor 2021.

Kodi i Standardeve është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.

Ai prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.

Për më shumë informacion mbi nismën e Kodit të Standardeve klikoni KËTU

Për më shumë informacion mbi procesin e anëtarësimit gjeni këtu 

Njihuni me #anëtarësinë e Kodit dhe #strukturat zbatuese https://bit.ly/3du14ss