In News

Takim prezantuese për raportin vjetor të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile 2020

Në datë 7 korrik, 2021, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile prezantuan, në një takim virtual, raportin vjetor të Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Organizatave të Shoqërisë Civile 2020. Në vitin e tetë të realizimit të tij, raporti paraqet një analizë të mjedisit mundësues në linjë me prioritetet e vendosura në Udhërrëfyesin për Hartimin e Politikave dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile 2018-2022.

Takimi solli së bashku rreth 62 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Diskutimet u fokusuan në analizimin e një sërë nismash të rëndësishme ligjore, pjesë e paketës Money-Laundering/ Luftës kundër Financimit të Terrorizmit, përfshirë dhe ligjin e ri “Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse” të ndërmarra përmes një procesi jo-përfshirës, ​​duke mos konsideruar disa rekomandime të rëndësishme të organizatave të shoqërisë civile.  Për më shumë mbi gjetjet dhe rekomandimet, lexoni Raportin e plotë këtu