In News

Kodi i Standardeve për OJF-të në Shqipëri dhe eksperienca e zhvillimit të tij, pjesë e gazetës së Standardit Global për Përgjegjshmërinë e OSHC-ve

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore, në cilësinë e nismëtarit dhe lehtësuesit të procesit të hartimit të Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri, kishin kënaqësinë të ishin pjesë e edicionit më të fundit të gazetës së Standardit Global për Përgjegjshmërinë e OSHC-ve.

Standardi Global për Llogaridhënien e OSHC –ve është model reference standardesh, i krijuar nga 10 organizata ndërkombëtare, që synon të transformojë mënyrën se si organizatat kuptojnë dhe praktikojnë llogaridhënien. Ai përfshin 12 angazhime të përgjegjësisë dinamike që i mundësojnë OSHC-të, pavarësisht nga madhësia apo fushëveprimi i tyre, të përmirësojnë praktikat e tyre të përgjegjësisë dhe rrjedhimisht edhe efektivitetin e tyre. Znj. Ariola Agolli, Menaxhere e Qendrës Kombëtare Burimore si dhe Znj. Xhoana Zeqo, Manaxhere Projekti pranë Partnerëve Shqipëri, ndanë përvojën e tyre mbi procesin e zhvillimit të Kodit të Standardeve për OJF -të shqiptare.

Rëndësia e zhvillimit të një mekanizmi vetërregullues llogaridhënës për sektorin nga sektori, sfida e zhvillimit të një praktike standardesh sa më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese sipas dinamikave zhvillimore të sektorit si dhe promovimi i tij tek të gjithë aktorët e interesit ishin disa nga çështjet e tjera të trajtuara në intervistë. Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU