In News

Takim Kombëtar Konsultimi dhe Validimi mbi Vlerësimin e Nevojave të OSHC-ve në Ballkanin Perëndimore të TACSO 3

Me date 10 shtator, EU TACSO 3 në partneritet me Delegacionin e BE -së dhe Qendrën Kombëtare Burimore, organizuan takimin online “Konsultim Kombëtar dhe Takim Validues mbi Raportin e BE-së për Vlerësimin e Udhëzuesit për ShC 2020 në Shqipëri”.

Takimi ishte pjesë e një programi më të gjerë konsultimi dhe validimi të mbajtur në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe Turqi. 43 përfaqësues të OShC-ve, institucione publike dhe organizata ndërkombëtare dhe vendore ishin pjesë e takimit.

Gjatë takimit u prezantuan gjetjet e vlerësimit kombëtar për Shqipërinë, duke vënë në dukje efektet e COVID-19 në mjedisin mundësues të OShC-ve në vitin 2020.

Liria e tubimeve, mungesa e transparencës, ulja e financimit publik, mungesa e konsultimeve në hartimin e ligjeve dhe politikave në lidhje me OShC-të aktivitete, duke iu referuar ligjit nr. 80/2021

“Për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse” ishin disa nga gjetjet kryesore të prezantuara dhe të diskutuara më tej me pjesëmarrësit.  Raporti i vlerësimit citon gjithashtu dhe nismën e Kodit të Standardeve për OJF -të në Shqipëri si një mekanizëm të rëndësishëm që kontribuon në rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së sektorit.

Gjatë sesionit të diskutimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë këndvështrimet dhe opinionet e tyre mbi gjetjet e vlerësimit, të cilat do të reflektohen më pas në Raportin përfundimtar të studimit që pritet të publikohet së shpejti.  Për më shumë