• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

Event Rrjetëzimi “Vullnetarizmi & Solidariteti -Praktika, sfida dhe zhvillime të ardhshme”

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile (NRC) në bashkëpunim me Shoqatën Përtej Barrierave (BBA) organizuan më 23 dhe 24 korrik 2020 Eventin e Rrjetëzimit “Vullnetarizmi dhe Solidariteti – Praktika, sfida dhe zhvillime të ardhshme”.

Aktiviteti vjen në vijim të punës disa mujore të Përtej Barrierave dhe Qendrës Kombëtare Burimore për identifikimin dhe vlerësimin e problematikave dhe sfidave që organizatat dhe grupet informale ndeshin gjatë zbatimit të kuadrit ligjor për vullnetarizmin.

Eventi dy-ditor i organizuar online, mblodhi rreth 163 pjesëmarrës nga organizata rinore, aktivistë, donatorë dhe institucione publike, në katër panele diskutimi mbi çështje të rëndësishme si: Kuadri ligjor, politikat, praktika dhe sfida të vullnetarizmit në BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; kuadri ligjor, politikat dhe strukturat për zbatimin e tyre në Shqipëri; Praktika të Vullnetarizmit dhe Solidaritetit të Organizatave të Shoqërisë Civile në vend; Mbështetja dhe nxitja e vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive. Pjesë e një serie aktivitetesh për këtë cështje, ky event kontribuon në debatin për zhvillimin e mëtejshëm të vullnetarizmit në Shqipëri, duke sjellë një panoramë të kuadrit ligjor dhe rregullator të vullnetarizmit në vend, në vendet e rajonit dhe disa vende të Bashkimit Evropian.

Aktiviteti krijoi mundësi rrjetëzimi për OShC-të dhe institucionet e tjera pjesëmarrëse, duke u ofruar mundësinë për të gjeneruar kontakte, prezantuar punën e tyre si dhe diskutuar konkretisht për nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit të të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit në krijimin e një mjedisi mundësues mbi këtë çështje. Lexo më shumë rreth eventit dhe diskutimeve në panele.

 

Leave a Comment