In News

Mbi Vullnetarizmin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij në Shqipëri

Prej disa muajsh, Përtej Barrierave në bashkëpunim dhe me lehtësimin e Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe pjesëmarrjen e një grupi organizatash të shoqërisë civile kanë ndërmarrë një inciativë për zhvillimin e mëtejshëm të vullnetarizmit në Shqipëri dhe të një mjedisi mundësues ligjor e rregullator që do të kontibuonte në këtë drejtim.
Gjatë kësaj periudhe, kemi zhvilluar disa takime dhe diskutime me OSHC dhe rrjete OSHC-sh, duke u fokusuar në problematikën që mbart legjislacioni dhe zbatimi i tij.

Në vijim të diskutimeve, përmes një letre të hapur iu drejtuam institucioneve për fillimin e një dialogu që do t’i hapë rrugë propozimeve konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për Vullnetarizmin në Shqipëri.