In News

Hapja e bisedimeve për anëtarësim me BE – përfshirja e aktorëve të shoqërisë civile në strukturat kryesore dhe fazat e procesit të negociatave

Workshopi i organizuar në Tiranë, është i pari i nje serie workshopesh që do të organizohen në të gjithë vendin nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile.

Synimi i workshopeve është informimi i OSHC-ve mbi procesin e negociatave, strukturat negociuese dhe mundësitë për përfshirje të OSHC-ve në procesin e negociatave. Workshopi i zhvilluar në Tiranë më 14 tetor, solli sëbashku 18 organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës.

Sesioni i parë workshop-it u drejtua nga Gledis Gjipali, EMA, i cili ndër të tjera foli për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë publikuar së fundmi duke u fokusuar në zhvillimet e procesit të përgatitjes dhe progresit të kapitujve përgjatë vitit të analizuar në raport. Duke sjellë shembuj edhe nga shtetet e tjera Gjipali analizoi praktikat e mira dhe mësime që mund të ndihmojnë dhe lehtësojnë procesin e negociatave për Shqipërinë.

Sesioni i dytë dhe i tretë u drejtuan nga Altin Fuga nga MEPJ, i cili foli rreth strukturave institucionale të procesit të integrimit, si dhe shpjegoi procesin e negociatave, me fokus të veçantë në pjesëmarrjen e shoqërisë civile duke ofruar raste praktike dhe informacione me rëndësi për një pasqyrë më të qartë të strukturës dhe procesit. Gjatë këtij sesioni u ndoq në kohë reale procesi ‘screening’ për Kapitullin 28, si dhe u sollën raste konkrete nga takimet e mëparshme.

Pjesëmarrësit shfaqën interes dhe ishin aktivë në diskutime mbi progresin e Shqipërisë dhe sesi aktorë të shoqërisë civile mund të përfshihen më mirë për të adresuar dhe zgjidhur probleme që hasin.

***

Për periudhën 2022-2025 janë parashikuar të realizohen 12 workshope nga EMA në disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri mbështetur nga Bashkimi Europian, dhe zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri dhe Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.