In News

Konferenca Rajonale: “Ekonomia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”

Më 27-28 maj 2021, Qendra EDEN mbajti konferencën rajonale online “Ekonomia e Gjelbër dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”, organizuar me një sërë panelesh e diskutimesh nga pjesëmarrës të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rreth 30 panelistë në sesionet e dy ditëve të konferencës ndanë pikëpamjet dhe përvojën e tyre dhe diskutuan mbi përfshirjen e OShC-ve në tranzicionin në një ekonomi të gjelbër; nxitjen e rrjetëzimit të aktorëve, OSHC-ve dhe të rinjve për të përmirësuar mjedisin dhe mekanizmat për dialog shtet-civil në të gjitha nivelet; ndërtimin e urave të iniciativave të ardhshme për zhvendosjen e gjelbër të rajonit; rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e mbrojtjes
së mjedisit, ekonomisë së gjelbër, sipërmarrjes së gjelbër dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Për më shumë ndiqni live aktivitetin këtu

Zj. Ariola Agolli, Manaxhere e Qendrës Burimore, moderatore e panelit mbi rrjetëzimin e OSHC-ve mjedisore për një rajon të qëndrueshëm, lehtësoi diskutimet mes penalistëve dhe pjesëmarrësve. Mbështetja dhe asistenca e rrjeteve të OSHC-ve është prej dy vitesh tashmë një ndër komponentët e aktiviteteve të Qendrës Burimore që synon fuqizimin e tyre dhe advokimin në fushat ku veprojnë.