In News

Konsultimi publik për Raportin Vjetor të Komisionit Evropian 2021 për Shqipërinë

Edhe këtë vit Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri po përgatit Raportin Vjetor të Shqipërisë 2021. Struktura e Raportit Vjetor të vitit 2021 do të jetë e njëjtë me Raportin e vitit 2020.

Gjatë muajit prill 2021, Delegacioni i BE-së organizoi me organizatat e shoqërisë civile një konsultim tre-ditor mbi raportin Raportin Vjetor të Shqipërisë 2021. Rreth 100 pjesëmarrës, përfaqësuese te OSHC-ve, ndanë me Delegacionin e BE-së pikëpamjet e tyre dhe vlerësimin e performancës së vendit në fushat kyçe të demokracisë dhe të drejtave themelore, sundimit të ligjit, si dhe kapitujve të ndryshëm të acquis communautaire – korpusi i së drejtës së BE-së. Si pjesë e konsultimit, Qendra Kombëtare Burimore prezantoi të gjitha zhvillimet e muajve të fundit veçanërisht lidhur me kuadrin ligjor që afekton sektorin, ku vendin kryesor e zë Projektligji “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, problematikën në këtë drejtim si dhe mungesën e progresit në zbatimin e masave të Udhërrëfyesit të shoqërisë civile etj. Më tej, bazuar dhe në ftesën për dërgimin me shkrim të opinioneve, një informacion i zgjeruar mbi çështjet si lart i’u përcoll Delegacionit të BE-së nga Qendra Burimore.

Çdo vit, Komisioni Evropian miraton dokumentin e tij strategjik për zonën e zgjerimit. Ai vlerëson progresin e secilit vend dhe përcakton rrugën e mëtejshme, si dhe rekomandimet për vitin e ardhshëm. Raporti pritet të bëhet publik në vjeshtë të këtij viti. Lexo më shumë