In News

Takim për koordinim e rritje të bashkëpunimit mes TACSO 3 dhe Qendrave Kombëtare Burimore për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

Më 28 prill, u organizua takimi i tretë koordinues mes Qendrave Kombëtare Burimore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, përfaqësuesve të DG NEAR dhe Delegacioneve të BE-së

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi informacionit dhe koordinimit të punës mes Programit TACSO 3 dhe Qendrave Kombëtare Burimore të Shoqërisë Civile në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, të dyja programe këto mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në takim morën pjesë 25 përfaqësues të OSHC-ve që shërbejnë si Qendra Burimore për shoqërinë civile në këto vende, përfaqësues të Delegacioneve të BE, përfaqësues të lartë nga DG NEAR dhe ekipi i TACSO 3.

Prezantimi i aktiviteteve dhe nismave të ndërmarra nga Qendrat për rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve, nevojat për njohuri të reja dhe shkëmbim përvoje rajonale dhe ndërkombëtare si dhe aktivitete për promovimin e mëtejshëm të Udhëzuesit të BE-së për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, ishin ndër çështjet kryesore të diskutuara përgjatë takimit. Përfaqësues të Qendrës Burimore në Shqipëri kontribuan në diskutimet për çështjet si më lart, si dhe prezantuan e ndanë me kolegët aktivitetet e Qendrës dhe zhvillimet më të fundit të shoqërisë civile në vend.

Lexo më shumë