• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

Mbështetja e sektorit të OSHC-ve për t’u përshtatur me emergjencën Covid-19

Emergjenca Covid-19, shoqëruar me kushtet e karantinës krijoi një seri sfidash për punën e sektorit jo-fitimprurës. Këto sfida ndër të tjera kërkuan forma të reja alternative pune të personelit të organizatave si dhe të ofrimit të shërbimeve për përfituesit.

Në përgjigje të nevojave të sektorit jofitimprurës në kushtet e emergjencës Covid-19, Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile si pjesë e Paketës Mbështetëse që hartuan, po ofrojnë akses pa pagesë në Platformën ZOOM duke i ardhur në ndihmë organizatave të shoqërisë civile në vijimin e veprimtarisë së tyre online.

Prej fillimit të majit është mundësuar vijimi i aktivitetit online përmes platformës për 41 organizata që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë, qeverisjes së mirë, edukimit, ofrimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar, gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të rinjtë, grupet e margjinalizuara etj. Këto organizata punojnë dhe kontribuojnë me aktivitetin e tyre në të gjithë vendin, konkretisht në: Shkodër, Fushë-Arrëz, Tropojë, Dibër, Tiranë, Durrës, Lushnje, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Berat, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë.

Vetëm brenda muajit të parë të vënies në dispozicion të platformës, organizatat përfituese kanë realizuar rreth 45 trajnime, 60 takime me aktorë të ndryshëm e grupe interesi si dhe kanë ofruar rreth 40 shërbime të tjera online si sesione informimi, seanca këshillimi etj. për grupet të cilave u shërbejnë. Të gjitha OSHC-të e interesuara mund të përfitojnë ende nga kjo mundësi dhe të kenë akses pa pagesë për një vit në Platformën ZOOM, duke na kontaktuar në info@resourcecentre.al
Lexoni këtu Raporti i Gjetjeve të Vlerësimit Lexoni këtu mbi Paketën Mbështetëse Për Sektorin

Leave a Comment