In News

Programe trajnimi një ditore online mbi “Fiskalizimin”

Për të gjitha organizatat e shoqërisë civile!

Prej 1 Janarit 2021 ka nisur zbatimi i Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Nga data 1 Korrik 2021, të gjitha faturat që do të lëshohen dhe pranohen ndërmjet tatimpaguesve (përfshirë OJF-të), do të duhet të jenë Fatura Elektronike dhe të shkëmbehen VETËM nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

Sjellim në vëmendje te të gjitha organizatave e shoqërisë civile nevojën për të marrë masat e duhura për përmbushjen e detyrimit ligjor, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe Partnerët Shqipëri, më datat 9,10 dhe 11 qershor 2021, do të zhvillojë programe trajnimi një ditore online mbi “Fiskalizimin”.

 

Eksperte për Programin e Trajnimit:

Mirjeta Emini është drejtuese e PwC Albania, pas eksperincës  me KPMG dhe si Partnere në Boga & Associates. Mirjeta ka një përvojë të gjerë si në çështjet e kontabilitetit ashtu edhe në ato tatimore. Ajo është eksperte e legjislacionit tatimor në Shqipëri duke kontribuar në përmirësimin e kornizës fiskale për biznesin dhe sektorin jofitimprurës. Gjatë karrierës së saj, ajo ka ofruar këshillim mbi transaksione komplekse të taksave dhe kontabilitetit dhe ka mbështetur shumë klientë që investojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Mirjeta është anëtare e Institutit të  Auditorëve të Certifikuar të Shqipërisë, Institutit së Kontabilistëve të Certifikuar të Kosovës, anëtare Bordi e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Këshilluese pranë Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe ish-Përgjegjëse Thesari e Dhomës Franceze të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

 

Organizatat e interesuara për të marrë pjesë, mund të konfirmojnë direkt pjesëmarrjen e tyre duke u regjistruar në një nga links si më poshtë në datën respektive, ose duke na kontaktuar në info@resourcecentre.al brenda datës 4 qershor, 2021, ora 16.00.

  • 9 qershor, 2021 ora 10:00

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZAlcuutrjgpHtCPLDLomHchoWF472p-RBIf

Meeting ID: 848 5250 3344

  • 10 qershor, 2021 ora 10:00

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZcocu2rqzMuGNFd3BkREPSZm5oQNQT39-I8

Meeting ID: 835 5435 8425

  • 11 qershor, 2021  ora 10:00

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZUtcumurT4iHdYIt-Mg5MB5V-eElM3OxCxv

Meeting ID: 810 5063 5872