Thirrje për Shprehje Interesi-PROGRAMI I ASISTENCËS PËR RRJETET, KOALICIONET DHE GRUPIMET E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE
EVENT DETAILS :
- Start Date:14-07-2020
- End Date:14-07-2020
- Start Time:10:00
- End Time:11:00
- Location:Tiranë, Albania
ORGANIZER :
- Organized by:Resource Centre
- Mobile:+355 4 2254881
- Email:info@resourcecentre.al
- Website:https://resourcecentre.al
- Address:Tirana, Albania
Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri ftojnë të gjitha rrjetet, koalicionet dhe grupimet lokale apo kombëtare të OSHC-ve të cilat janë të interesuara për të punuar bashkërisht në adresimin e çështjeve në nivel vendor apo qendror, të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e programit të asistencës për organizatat e shoqërisë civile.
Ky program i cili zhvillohet në kuadër të komponentit të fuqizimit të kapaciteteve të OSHC-ve të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, do të mbështesë rrjete, koalicione dhe grupime formale dhe jo-formale me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të çështjeve e kauzave të cilat duan të çojnë përpara në të gjitha fushat ku OSHC-të kontribuojnë.