• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

Thirrje Publike “Për Projektligjin për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”

Tiranë, 23 Qershor 2021

 

Thirrje Publike
“Për Projektligjin për Regjistrimin e Organizatave Jofitimprurëse”

Ne, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në vend, kemi ndjekur me interes gjithë procesin nëpër të cilin ka kaluar Projektligji i ri “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, i cili pritet të votohet në seancën plenare të datës 24 qershor 2021. Kjo deklaratë është në vazhdim të të gjithë reagimeve që ne kemi bërë në lidhje me këtë proces.

Ky proces që ka zgjatur për më shumë se sa një vit, nga momenti kur projektligji u bë publik nga Ministria e Drejtësisë e deri në aprovimin e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pavarësisht angazhimit të ekspertizës së huaj, nuk ka respektuar parimet dhe kuadrin ligjor të konsultimit publik në Republikën e Shqipërisë. Përqasja e institucioneve nuk ka qenë gjithëpërfshirëse për të mundësuar uljen e gjithë aktorëve në një diskutim të hapur për një projektligj tepër të rëndësishëm për funksionimin e sektorit. Komunikimi me grupet e interesit ka qenë jotransparent, duke cënuar mundësinë e përfshirjes dhe dhënies së kontributit domethënës nga ana e tyre.

Ne konstatojmë që një pjesë e rëndësishme e shqetësimeve të ngritura dhe rekomandimeve të dhëna nga sektori për garantimin e të drejtës së organizimit, nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë reflektuar në projekt ligjin e publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ky projektligj ligj pritet të hidhet për votim pa qartësinë e nevojshme të kostove financiare që shoqërojnë krijimin dhe administrimin e regjistrit elektronik. Kjo edhe për faktin sepse institucionet përgjegjëse për krijimin dhe manaxhimin e regjistrit nuk janë shprehur për këtë çështje. Projektligji pritet të miratohet pa një afat kohor të përcaktuar për krijimin dhe fillimin e funksionimit të regjistrit. E gjitha kjo ngre pikëpyetje për kohën dhe cilësinë e zbatimit të kësaj iniciative ligjore.

Për ne, organizatat e shoqërisë civile, projektligji cënon rëndë të drejtën e organizimit vullnetar, parimin e qartësisë ligjore dhe parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese. Projektligji krijon mbivendosje të masave shtrënguese dhe raportim të dyfishtë me kuadrin ligjor ekzistues. Sa më lart, projektligji bie në kundërshtim me Ligjin 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse” dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e sektorit, si dhe standardet ndërkombëtare për të cilat vlerësojmë që Shqipëria po hedh hapa prapa.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar rekomandimet e MoneyVal por mbi të gjitha si një përmbushje e kërkesës shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij. Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cënojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar nëpërmjet një procesi efektiv.
Në këto kushte, ne organizatat e shoqërisë civile i kërkojmë Kuvendit të mos miratojë këtë projektligj dhe të mundësojë hapjen e një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës në përgjigje të kërkesave dhe rekomandimeve të ardhura nga vetë sektori.

Ne mbetemi të angazhuar për të ofruar ekspertizën tonë në një proces të riformatuar sipas parimeve të mësipërme por gjithashtu jemi të vendosur për ta ndjekur më tej këtë çështje brenda hapësirave që lejon  kuadri ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar.

(sipas rendit alfabetik)

ACLI – IPSIA (Shqipëri)

Act for Society

Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave – AIEN

Akademia e Studimeve Politike

Albcontact Center

Alternative Pro

AMARODROM

Art Kontakt

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

CESVI COOPERAZIONE E SVILUPPO – ONLUS – Përmet

Civil Rights Defenders, Albania

Civil Society Development Center – CSDC Shkodër

Consulting and Development Partners

CO-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

COSPE Albania

Dorcas Aid International Albania

Fondacioni Agrinas Shqipëri

Fondacioni Royal Albania

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale

Forumi Shqiptar – Liqeni i Shkodrës

Gjelbërimi 2000 – Vlorë

GO2 Organizata për Planifikim të Qendrueshëm Urban

Gruaja në Integrim

Gruaja në Zhvillim Shkodër

Gruaja në Zhvillim Tiranë

Gruaja tek Gruaja

Horizont EU

Instituti i Europës Juglindore për Kontratën Shoqërore

Instituti i Studimeve Politike

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare

Integrimi Association in Tropoja

Intelektualet e Rinj Shpresë

Joscelyn Foundation

Këshilli i Organizatave të Punëdhënësve të Shqipërisë (Kopsh)

Këshilli i Shoqatave të Shërbimeve Sociale të rrethit të Durrësit

Klubi Ekologjik Elbasan

Klubi i Sipërmarrësve të Rinj

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Komuniteti Papa Xhovani XXIII

Lëvizja Evropiane në Shqipëri – EMA

Lëvizja Rinore Egjiptianë Romë

Me Komunitetin për Ndryshim – Vlorë

Milieukontakt Shqipëri

Misionarët e të Drejtave Sociale, Kuçovë

Në Dobi të Gruas Shqiptare

Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve

Opera Madonina del Grappa

Organizata “Diellëza”

Organizata “Drejtësi Sociale”

Organizata “Faktoje.al”

Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”

Organizata LIBURNETIK

Organizata New Bridges – Berat

Organizata Resurset Natyrore në Zhvillim

Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës (Malteser Shqipëri)

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore

Power of Education

Projekte Vullnetare Ndërkombëtare (PVN)

Protect Me – Vlorë

Qendra “Gratë në Shërbim Publik”

Qendra “Kolping”

Qendra “Epoka E Re”

Qendra “Genesis”

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Qendra Assist Albania

Qendra Burimore e Mjedisit, Shqipëri – (REC Albania)

Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë” – Shkodër

Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike

Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë

Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara – QSHPLI

Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar – Shkodër

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim – (EPER Center)

Qendra No Limit

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA

Qendra për të Drejtat e Gruas Rome

Qendra Plan & Go

Qendra Psiko – Sociale ” Vatra”

Qendra Rinore Arka

Qendra Rinore Pukë

Qendra Shkence dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)

Qendra Shqiptare – YMCA

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore

Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz

Roma Active Albania

Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri – BIRN Albania

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN

Rrjetit për Demokraci të Grave – (WDN)

Rrjetit te Informimit dhe Qytetarisë Aktive

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë – (TLAS)

Shoqata “Njerëzit të parët”

Shoqata “Unë, Gruaja”

Shoqata “Agropuka”

Shoqata “Antigonea” – Gjirokastër

Shoqata “Dimension Human”

Shoqata “Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore”

Shoqata “Horizont i Hapur”

Shoqata “Ndihmoni Jetën”

Shoqata “Përtej Barrierave”

Shoqata “Rreze Shprese”

Shoqata “Shpresë për të Ardhmen”

Shoqata “Together for Roma Integration” (TIRC)

Shoqata “Udhëtim i Lire “

Shoqata AKS

Shoqata Alternative

Shoqata BID- Bisness Improvement District- Berat

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë të Gjuhës Italiane – (A.P.A.D.I)

Shoqata e Paraplegjikeve dega Shkodër

Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara

Shoqata Egnatia

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor

Shoqata Gruaja në Zhvillim

Shoqata Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare

Shoqata Kombëtare paraplegjike-tetraplegjike “Shpresë dhe Dashuri”

Shoqata Kombëtare për Integrim e Zhvillim

Shoqata Multifunksionale për Kulture, Zhvillim dhe Edukim

Shoqata në Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut

Shoqata Për Grate dhe Fëmijët, Qendra Kombinat (SHPGF)

Shoqata Refleksione

Shpresë për Botën

Shprese për Ne – Vlorë

Studimet Publike dhe Ligjore (ISPL)

Të rinjtë e Urës Vajgurore

The Door

Trajnerë në Edukim

Unioni i Gazetarëve Shqiptare (UGSH)

Urban Research Institute

Voice of Roma in Albania

YMCA Shkodër

Youth Voice Network

YWCA of Albania

Zejtarët e Veriut