• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

Takim online për prezantimin e draft- “Udhëzues për pjesëmarrjen e publikut në veprimtarinë e Kuvendit”

Në vijim të procesit konsultues me organizata të shoqërisë civile për hartimin e “UDHËZUES PËR PJESËMARRJEN E PUBLIKUT NË VEPRIMTARINË E KUVENDIT” Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një takim on-line me qëllim prezantimin e dokumentit në të cilin ishin reflektuar komentet e dërguara nga OSHC-të.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile ka qenë pjesë e këtij procesi që prej fillimit të tij. Në bashkëpunim me IDM përpara disa muajsh organizuam edhe një konsultim me pjesëmarrjen e 21 OJF-ve, komentet e sugjerimet e të cilave iu përcollën Kuvendit. Konstatojmë që një pjesë e sugjerimeve që lidhen me terminologjinë e përdorur, regjistrin për peticionet, platformën e konsultimit dhe aksesin si OJF, formatet e kërkesave për Kuvendin, etj janë marrë parasysh. Mbetet shqetësim mosadresimi i shqetësimit lidhur me procesin e konsultimit me OSHC-të, ftesën nga komisioni, reflektimin e feedbacku-t, afatet kohore, dhënien e përgjigjeve etj.

Komentet dhe sugjerimet nga OSHC-të pjesë e takimit do merren në shqyrtim sërish nga Kuvendi për ti reflektuar ose jo në një draft final.

Për të gjitha OSHC-të e interesuara për të dhënë mendimin e tyre, UDHËZUESI gjendet për komente edhe në Platformën e konsultimit publik on-line: http://konsultimi.parlament.al.