Kush jemi

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile është një platformë informimi dhe shërbimesh që kontribuon në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të qenë aktorë më efektivë, të pavarur, transparentë e të përgjegjshëm, si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, në demokracinë pjesëmarrëse dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ngritja e kësaj Qendre, vjen në vijimësi të punës së dedikuar shumëvjeçare të Partnerëve Shqipëri, në mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në vend. Iniciativa financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Partnerët Shqipëri në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).

Organizatat implementuese

Partnerët Shqipëri është një OJF shqiptare e pavarur, e themeluar në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik.

Partnerët Shqipëri është anëtare e Partners Network, një partneritet i 22 organizatave të pavarura në Evropë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë e Lindjen e Mesme, të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Partnerët Shqipëri është anëtare edhe e disa rrjeteve të tjera rajonale dhe evropiane si Euclid BCSDNECAS etj.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) që nga viti 1993 punon për t’ju përgjigjur nevojave në ndryshim dhe zhvillimit të popullsisë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ofrimin e informacionit dhe shërbimeve në të gjithë vendin. Organizata është me bazë anëtarësie (rreth 206 anëtarë aktivë), me tre degë dhe zyra lokale të vendosura në Tiranë (qendrore), Vlorë (jug) dhe Shkodër (në veri). ACPD bën një mbulim të gjerë të mbarë vendit me aktivitetet e saj në zonat urbane, periferike dhe rurale në të tre rajonet. Fokusi i punës së saj janë OShC-të, në veçanti ato në zonat periferike, rurale si dhe OShC-të e vogla dhe grupe të ndryshme komunitare (grupe të margjinalizuara, të rinj, gra, romë dhe pakica të tjera, komuniteti LGBTI etj).

Lëvizja Europiane në Shqipëri është një grup kombëtar “Think Tank” i themeluar në vitin 2007 me më shumë se 11 vjet eksperiencë, i përkushtuar në përmirësimin e debatit publik, promovimin e ngritjes së kapaciteteve dhe nxitjen e procesit të integrimit evropian të vendit. EMA ka një kontribut të madh në promovimin e vlerave evropiane dhe procesin e integrimit evropian si dhe në përmirësimin e procesit të zhvillimit të politikave në vend. Ajo përpiqet ta bëjë procesin e politikëbërjes më transparent, të hapur dhe të përgjegjshëm ndaj interesit publik, duke ofruar sugjerime alternative për institucionet publike bazuar në kërkime.

Zyrat tona

Zyra Qendrore në Tiranë

Rruga e Elbasanit, PARK GATE, Kati i 10të, Ap. 73, Tiranë (në mjediset e “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”)

/ +355 4 2254881

 info@resourcecentre.al

Zyra në Vlorë

Lagjja 29 Nëntori, Rr. Dede Ahmet Amataj, Çerdhja 15, Kati i 2të, Vlorë
(në mjediset e Qendrës “Aulona”)

/ +355 3 3224531

  vlora@resourcecentre.al

Zyra në Shkodër

Rr. Studenti, Sheshi Democracia, Kati 7, Pallati pranë Radio Shkodrës (në mjediset e Shoqatës “Gruaja në Zhvillim”)

+355 69 609 0428

  shkodra@resourcecentre.al