• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al

DETYRIMET TATIMORE PËR OJF-të

Cilat janë llojet e detyrimeve tatimore për një OJF?

Detyrime tatimore për një OJF janë:

• Kontributet e sigurimeve shoqërore janë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Ato paguhen pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi, sipas përcaktimeve ligjore (lexo për më shumë Dokumentat Ndihmëse).

• Kontributet e sigurimeve shëndetësore janë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Edhe ky lloj tatimi paguhet pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi sipas përcaktimeve ligjore (lexo për më shumë Dokumentat Ndihmëse).

• Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi (pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale) – mbahet për përfitimin e të ardhurave nga paga e shpërblimet, të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet e punësimit (lexo për më shumë Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar).

• Tatimi mbi Vlerën e Shtuar – Një OJF është e detyruar të regjistrohet për TVSH në rast se kryen aktivitet ekonomik të tatueshëm, furnizon mallra ose ofron shërbime kundrejt pagesës sipas përcaktimeve të VKM Nr. 953, datë 29.12.2014 Për dispozitat zbatuese të Ligjit Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

• Tatimi mbi fitimin – Një OJF është e detyruar të regjistrohet në përgjegjësinë tatimore për Tatimin mbi Fitimin, në rast se kryen aktivitet ekonomik dhe realizon të ardhura të tatueshme sipas përcaktimeve në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar.

• Tatimi në Burim – Mbajtja e tatimit në burim lidhet me taksimin mbi të ardhurat personale të individëve. Kryesisht kjo teknikë e pagesës së tatimit, zbatohet për mbajtjen e tatimit në burim për pagesa që lidhen me shërbime të llojeve të ndryshme të kryera nga persona të tretë, të paregjistruar në organet tatimore, në cilësinë e tregtarit. Të tilla mund të jenë pagesa për ambiente të marra me qira, përfitime nga anëtarësimi në një këshill mbikëqyrës, etj. (lexo më shumë Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar ).

Dokumenta ndihmëse

→ Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
→ Ligji Nr.7870, datë 13.10.1994“Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
→ Ligji Nr.9136, datë 11.9.2003 i ndryshuar “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”.
→ Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë.
→ Vendim Nr. 1114, datë 30.7.2008 i ndryshuar, Për disa çështje në zbatim të ligjeve Nr.7703, datë 11. 5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Ligjit nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
→ Vendim Nr. 77, datë 28.1.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor” i ndryshuar.
→ Udhëzim Nr. 26, datë 16.4.2009 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.
→ Udhëzim 23 datë 9.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.
→ Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Si bëhet deklarimi i deklaratave tatimore?

Deklarimi për të gjitha deklaratat tatimore bëhet VETËM elektronikisht.

Cilat janë llojet e deklaratave tatimore, frekuenca dhe afatet e dorëzimit të tyre?

A kanë detyrim OJF-të e reja (të regjistruara rishtazi) të përgatisin dhe dorëzojnë pasqyra financiare?

Pavarësisht kur është regjistruar gjatë një viti kalendarik, OJF-ja ka detyrim dorëzimin e pasqyrave financiare që përbëjnë bilancin deri më 31 Mars të vitit pasardhës.

Çfarë është deklarata individuale e të ardhurave, kur plotësohet dhe nga kush?

Deklarata vjetore e të ardhurave, plotësohet nga individi që mbart detyrimin për të deklaruar jo më vonë se 30 Prilli i vitit pasardhës. Individët detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, në qoftë se ata realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet (brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë), në shumën e përgjithshme mbi 2 milionë lekë.
Deklarata plotësohet nga vetë individi i cili ka detyrimin për të plotësuar e dorëzuar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave personale, por gjithashtu ai ka të drejtë të emërojë me prokurë, përfaqësuesin e tij ligjor për të plotësuar apo dorëzuar deklaratën e tij.

A ka penalitete në rast mosrespektimi të afateve të deklarimit të detyrimeve tatimore?

Mosdeklarimi dhe mospagesa në afat e detyrimit tatimor, penalizohet sipas përcaktimeve në Ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.