Ky vit i Akademisë na sjell në takime dhe vizita prezantuese virtuale, në institucione të rëndësishme dhe kompani private. Pjesëmarrësit e Akademisë si pjesë e vizitave u njohën më nga afër dhe patën mundësinë të diskutojnë më gjerësisht me përfaqësues të:
ONE Telecommunications , Znj. Sibel Pipa dhe Z.Verdi Norja, mbi mbështetjen dhe kontributin që kompania ofron për OSHC-të për nismat e tyre mbi mundësitë e bashkëpunimit dypalësh;
Kuvendi i Shqipërisë, Znj. Ejona Manjani, mbi strukturat, procedurat për përfshirjen e OJF-ve në proceset konsultuese, si dhe marrëdhënien dhe qasjen me sektorin për bashkëpunime.
Keshilli Kombetar per Shoqerine Civile – KKShC , Z. Blendi Dibra, mbi punën dhe nismat e ndërmarra nga Këshilli përgjatë mandatit të tij, duke u ndalur në sfidat dhe vështirësitë e hasura.