In News

Forcimi i rrjeteve dhe koalicioneve të OSHC-ve në Shqipëri për më shumë nisma dhe impakt më të madh

Vijon mbështetja e Qendrës për forcimin e mëtejshëm të rrjeteve, koalicioneve si dhe grupimeve formale dhe informale të OShC-ve, nëpërmjet programit të asistencës teknike.
Në këtë vit të dytë të programit, asistenca është fokusuar në adresimin e nevojave te rrjeteve kryesisht të rinj, duke përfshirë konsolidimin e brendshëm të tyre, hartimin e Planeve Strategjik, mentorim dhe rritje kapaciteti në advokim dhe lobim si dhe Plane për Ngritjen e Fondeve në mbështetje të çështjeve prioritare si dhe asistencë teknike dhe lehtësim në bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese përkatëse.

– Rrjeti Kombëtar për Klimën
– Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
– Forumi Civil Selenicë
– Grupimi i organizatave për zhvillimin e vullnetarizmit