In News

Ceremonia e diplomimit të pjesëmarrësve në Akademinë e OJF-ve 2020

Mbyllja e programit të Akademisë së OJF-ve, si çdo vit kulmoi me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve mbajtur më 20 dhjetor 2020. Edhe pse nën masat anti Covid-19, akademistët u mblodhën, tashmë si Alumni për të kurorëzuar një vit përpjekje dhe investim në rritjen e njohurive të tyre individuale si dhe konsolidimin organizativë të mëtejshëm të organizatës së tyre.
Gjatë ceremonisë akademistët e diplomuar shprehën vlerësimin për pjesëmarrjen në këtë program duke u ndalur tek mundësitë e ofruara nga aktivitetet e programit sikurse ajo e rrjetëzimit dhe shkëmbimit të eksperiencave midis pjesëmarrësve jo vetëm për çështje të zhvillimit dhe qendrueshmërisë organizative por dhe për njohjen më tej të zhvillimeve brenda sektorit.