Qendra Kombëtare Burimore, në kuadër të funksionit të saj për ndërtimin e kapaciteteve punon për forcimin e kapaciteteve të sektorit të jofitimprurës përmes ofrimit të një seri programesh trajnimi dizenjuar sipas nevojave të OShC-ve.
Çdo fillim viti, me qëllim identifikimin e nevojave të OShC-ve për ngritjen e kapaciteteve Qendra Kombëtare Burimore kryen një vlerësim të kapaciteteve dhe nevojave të OSHC-ve në mbarë vendin.
Përmes tre zyrave rajonale të vendosura në Vlorë, Shkodër dhe ajo kryesore në Tiranë, identifikohen nevojat për zhvillimin e kapaciteteve organizative dhe sfidat e OShC-ve në menaxhimin organizativ, si dhe bashkëpunimin ndër-sektorial. Informacioni nga vlerësimi përdoret për të dizenjuar dhe hartuar programet e trajnimit, online dhe me prezencë fizike si dhe asistencë teknike për OShC-të që Qendra ofron në mbështetje të sektorit.
Gjatë aktiviteti të saj, programi rajonal i trajnimit kryesisht ka përfishirë tema si më poshtë, por jo vetëm:
-Shkrimi i Projekt Propozimit;
-Ngritja e Fondeve dhe Gjenerimi i të Ardhurave;
-Planifikimi Strategjik;
-Kuadrin ligjor dhe trajtimin fiskal për organizatave jo-fitimprurëse;
-Përdorimi i platformave online të bashkëpunimit;
-Advokim dhe Lobim;
-Si të tregosh historinë tendë nëpërmjet mjeteve kreative online- Storytelling;
-Programet e mbështetjes dhe skemat e financimit të Bashkimit Evropian.