In News

Deklaratë Publike e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri

Deklaratë Publike e Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri
24 Janar 2025

Pas ndalimit dhe dëbimit nga Serbia më datë 22 janar 2025, të 14 aktivistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, mes të cilëve dy kolegë nga Shqipëria, Edlira Lilaj nga Organizata HELP dhe Gazmir Memaj, nga Fondacioni Mary Ward Loreto, shprehim shqetësimin e thellë dhe dënojmë këtë veprim të papranueshëm që cënon rëndë vlerat demokratike, të drejtat themelore dhe lirinë e lëvizjes. Ky akt, i cilësuar si ‘kërcënim për sigurinë’, është i pajustifikueshëm dhe i pabazuar në standarde demokratike apo ligjore.

Vlerësojmë reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e cilaka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri dhe ka kërkuar rishikimin e vendimit si dhe të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Në vijim, inkurajojmë Ministrinë që të ndjekë çështjen me prioritet dhe shpejtësi për marrjen e një reagimi zyrtar nga qeveria serbe si dhe dërgimin e një note diplomatike për të garantuar që të mos përsëriten më akte të tilla. Ngjarje të tilla përbëjnë një zile alarmi edhe për Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të vendeve kandidate, duke nënvizuar se respektimi i të drejtave themelore dhe standardeve evropiane mbetet një sfidë serioze në rajon. Mungesa e progresit në këto fusha jo vetëm që cënon aspiratat për anëtarësim, por edhe vë në rrezik të ardhmen demokratike dhe stabilitetin e këtyre vendeve.

Këto incidente sinjalizojnë një rënie shqetësuese të standardeve demokratike dhe theksojnë nevojën për një angazhim më të fuqishëm nga BE-ja dhe institucionet e saj për të lidhur qartë progresin drejt anëtarësimit me mbrojtjen e hapësirës qytetare dhe të drejtave të njeriut. Kjo është thelbësore për të garantuar një të ardhme demokratike dhe të bashkuar për të gjithë rajonin. Shoqëria civile është shtylla e një demokracie funksionale. Ngjarje të tilla dëmtojnë hapësirën demokratike dhe bashkëpunimin rajonal dhe evropian, duke minuar përpjekjet tona të përbashkëta për një shoqëri më të drejtë dhe të lirë.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me kolegët tanë. Mbështetja jonë kolektive është jetike për të mbrojtur hapësirën demokratike dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë aktivistët.

Organizatat mbështetëse:
1. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
2. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
3. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
4. Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA)
5. Roma Active Albania
6. Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri – BIRN Albania
7. Mary Ward Loreto
8. Voice of Roma
9. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
10. European Movement Albania – EMA
11. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
12. Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ)
13. Qendra “Instituti për Zhvillim Strategjik”
14. Acli Ipsia në Shqipëri
15. Active Mobility
16. Agjensia Ndërkombëtare Investigative Stop Krimit
17. Albania Community Assist
18. Alternative Pro
19. Center for Education and Social Advancement
20. Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS)
21. COD Partners
22. Drini Times
23. EkoMendje
24. Fondacioni Diakonia Albania
25. Fondacioni Impact Incubator
26. Fondacioni Misioni Emanuel
27. Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve
28. Forumi I Mendimit të Lirë
29. GLV Integrimi
30. Grupimi i grave “Artizanet e Vau Dejës”
31. Hand to Hand Against Nation Apathy – H.A.N.A
32. Help Hilfe zur Selbsthilfe e.V Dega në Shqipëri
33. Instituti për Kontratën Shoqërore
34. Instituti për Ndryshim & Lidership në Shqipëri
35. Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
36. Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
37. Opportunity Balance and Overcoming
38. Organizata “Dimension Human”
39. Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”
40. Organizata Alternativa Studentore
41. Organizata e Menaxhimit të Peshkimit
42. Organizata Njerëz dhe Ide
43. Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
44. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz
45. Shoqata “KS Factor”
46. Qendra “Genesis”
47. GO2 Albania
48. Consulting and Development Partners
49. “The Door” Center
50. Qendra “Gratë në Shërbim Publik”
51. Forumi Shqipëtar “Liqeni i Shkodrës”
52. Shoqata “Resurset në Zhvillim”
53. Organizata “Sërish Horizont”
54. Shoqata “Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore” (FZM) Shkodër
55. Qendra “Të gjithë sëbashku për integrimin e romëve”
56. Qendra “Epoka E Re”
57. Qendra “TIRC”
58. Qendra “Trokitja”
59. Qendra A.L.T.R.I
60. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
61. Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri – REC
62. Qendra Durrësi Aktiv
63. Qendra e Informacionit Aarhus, Shkoder (AIC)
64. Qendra e Zhvillimit të Shoqerisë Civile
65. Qendra Jonathan
66. Qendra per Advokim Social
67. Qendra për Drejtësi Gjinore
68. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
69. Qendra për Zhvillim dhe Integrim Evropian
70. Qendra Prosperitet me Integritet
71. Qendra Psiko – Sociale ” Vatra”
72. Qendra Rinore Arka
73. Qendra Levizja Rinore për Demokraci Pukë
74. Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
75. Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
76. Qendra “Aulona”
77. Shoqata Internacionale për Solidaritetin-SHIS
78. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
79. Rrjeti Erasmus ESN Tirana
80. Save the Children Albania
81. Shoqata “Në Dobi Të Gruas Shqiptare”
82. Shoqata “Gratë fermere Tregan”
83. Shoqata “Përtej Barrierave”
84. Shoqata Alpin
85. Shoqata e Ekoturizmit
86. Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare
87. Shoqata e Transportit
88. Shoqata Gruaja në Integrim
89. Shoqata Me Ju Për Ju
90. Shoqata për Kulturë Demokratike
91. Shoqata për Zhvillimin Psiko-Social dhe Kulturor të Fëmijëve dhe të Rinjve, Elbasan
92. Shoqata Vlerat Baritore – Pasuri Kombëtare
93. Together for Life
94. Tomorrow Starts Today
95. United Nations Association Albania
96. Network Albania
97. Shoqata “Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim”
98. Linja e Keshillimit për Gra dhe Vajza
99. Linja e Keshillimit për Burra dhe Djem
100. Shoqata e Përfitimit Fizik Korçë
101. Shoqata e Natyrës dhe Turizmit
102. Qendra Streha
103. Qendra “Progres dhe Zhvillim”
104. CRCA-ECPAT Shqipëri
105. Qendra Amfora
106. ALO 116-111 Shqipëri
107. Ambasada Pink
108. Kongresi Rinor Kombëtar
109. Koalicioni Arsimit në Shqipëri
110. Shoqata e të Verbërve Lezhë
111. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shkodër
112. Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
113. YMCA Shkodër
114. Shoqata DoArt
115. Komuniteti Papa Xhovani 23
116. Organizata WellPoint
117. Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
118. Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale
119. Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetezim (EDEN)
120. Rrjeti “Zëri i të Rinjve”
121. Act for Society
122. Fondacioni Pema e Jetës
123. Nisma e Luleve
124. Co-PLAN, Instituti per Zhvillimin e Habitatit
125. Organizata New Bridges
126. Agjensia Rajonale e Zhvillimit Tiranë
127. Në Dobi të Komunitetit, Elbasan
128. Shoqata Qendistarët
129. Qendra “LUNAH-Qendër Edukimi”
130. Wikimedianët e Gjuhës Shqipe
131. Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave
132. Act Think Centre
133. Shoqata “Rreze Shprese”
134. Qendra Shenjeza
135. Projekti Shpresa
136. Agjensia Rajonale e Zhvillimit Vlorë
137. Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”
138. Fondacioni Joscelyn
139. Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
140. Visit Gjirokastra
141. Instituti I Kulturës Rome në Shqipëri
142. Tjetër Vizion
143. Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania)
144. Qendra për Inovacion dhe Financa të Qendrueshme
145. Global Care Albania
146. Artizanet 2022
147. Civil Rights Defenders
148. Qendra Youth Act
149. World Vision Albania
150. “Dorcas Aid International”, Albania
151. Shoqata “Ndihmoni Jetën”
152. Shoqata Mjedis, Ujëra, Pyje