In News

Letër e Hapur – Mbi vlerësimin e Udhërrëfyesit për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile 2019 – 2023 dhe hartimin e Udhërrëfyesit për periudhën 2024 -2027

Drejtuar: Znj. Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Lënda: Mbi vlerësimin e Udhërrëfyesit për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile 2019 – 2023 dhe hartimin e Udhërrëfyesit për periudhën 2024 -2027.

E nderuar Znj. Koçiu,

Ju drejtohemi me këtë letër për të shprehur interesin dhe kërkesën tonë për informacion mbi procesin e vlerësimit të Udhërrëfyesit për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile 2019–2023, si dhe për hartimin dhe finalizimin e Udhërrëfyesit për periudhën 2024–2027.
Krijimi i një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile është një parakusht thelbësor dhe një masë kyçe për garantimin e një demokracie të qëndrueshme të një vendi. Që prej vitit 2015, përmes “Udhërrëfyesit për Politikën e Qeverisë drejt një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile” , Qeveria Shqiptare ka shprehur angazhimin e saj për krijimin e një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile. Ky dokument, i miratuar çdo katër vite, synon krijimin e instrumenteve dhe infrastrukturës institucionale për një dialog dhe bashkëpunim të institucionalizuar Qeveri – Shoqëri Civile.
Në vitin 2024, me kërkesën e Qeverisë së Shqipërisë dhe asistencën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG Near), nisi procesi i vlerësimit të arritjeve dhe rezultateve të Udhërrëfyesit 2019 – 2023, rezultatet e të cilit do të shërbenin për hartimin e dokumentit strategjik të ardhshëm 2024- 2027 .
Gjetjet paraprake të këtij vlerësimi u prezantuan gjatë një takimi të organizuar në qershor 2024 në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile, përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga shoqëria civile, si dhe përfaqësuesve të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Ky takim mbetet deri më tani i vetmi zhvillim publik mbi vlerësimin e Udhërrëfyesit 2019-2023. Megjithëse finalizimi i gjetjeve dhe hartimi i Udhërrëfyesit 2024-2027 ishin parashikuar të realizoheshin brenda vitit 2024, si masë e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike , deri më tani nuk është publikuar asnjë informacion apo komunikim mbi ecurinë dhe rezultatet e proceseve.
Mungesa e informacionit publik dhe transparencës mbi vlerësimet e Udhërrëfyesit reflekton një shqetësim të vazhdueshëm të identifikuar në Raportet Vjetore të Komisionit Evropian për Shqipërinë, si dhe vlerësimet e përvitshme të realizuara nga Partnerët Shqipëri përmes Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile.

Vlerësojmë së një situatë e tillë, ndër të tjera ndikohet edhe nga mungesa e një strukture të përcaktuar me ligj, përgjegjëse për monitorimin, vlerësimin dhe komunikimin publik mbi progresin e Udhërrëfyesit.Duke marrë në konsideratë sa më sipër dhe rolin thelbësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë proces, edhe si institucion drejtues i Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile, konsiderojmë të domosdoshme adresimin e disa çështjeve kryesore:

• Së pari, shprehim shqetësimin tonë mbi mungesën e informacionit publik dhe të përfshirjes së sektorit jofitimprurës në ecurinë e proceseve që lidhen me dokumentin strategjik të qeverisë me shoqërinë civile. Në mungesë të një qasjeje transparente dhe të koordinuar, ekziston rreziku që organizatat e shoqërisë civile të mbeten pa një kornizë të qartë mbështetëse, si në aspektin strategjik ashtu edhe financiar. Për këtë arsye, është thelbësore të sigurohet një komunikim i hapur dhe gjithëpërfshirës mbi vlerësimin e Udhërrëfyesit 2019-2023 dhe hartimit të Udhërrëfyesit 2024 – 2027, duke garantuar një përfshirje aktive të shoqërisë civile në të gjitha fazat.

• Së dyti, hartimi i Udhërrëfyesit 2024- 2027 duhet të përfshijë konsultime të gjera me organizatat e shoqërisë civile që në nisje të procesit. Ai duhet të bazohet në prioritete, masa dhe indikatorë të qartë e të matshëm që përputhen me zhvillimet e sektorit të OJF-ve, si dhe dokumentet strategjike kombëtare dhe ato të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

• Së treti, Qeveria duhet të tregojë vullnet dhe angazhim më të fortë politik në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e Udhërrëfyesit për Hartimin e Politikës dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile. Niveli i angazhimit për përfshirje dhe dialog nga ana e institucioneve publike me organizatat e shoqërisë civile ka qenë i ulët. Përcaktimi i një strukture të dedikuar dhe të mandatuar me ligj për të mbikëqyrur procesin e zbatimit të Udhërrëfyesit do të ndihmonte në garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit të rregullt të progresit. Një strukturë e tillë duhet të sigurojë një mekanizëm të qartë komunikimi me organizatat e shoqërisë civile, të mbështesë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të mundësojë konsultime të vazhdueshme për të siguruar që prioritetet dhe masat e përcaktuara në Udhërrëfyes të reflektojnë nevojat reale të sektorit. Gjithashtu, është e rëndësishme që ky proces të shoqërohet me angazhime konkrete nga ana e institucioneve për të siguruar jo vetëm një qasje më gjithëpërfshirëse, por edhe burimet e nevojshme për zbatimin efektiv të masave të parashikuara.
• Financimi publik për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile ka qenë ndër vite i pamjaftueshëm për të adresuar nevojat e grupeve që u shërbejnë. Me tërheqjen e donatorëve bilateralë dhe reduktimin e ndihmës së huaj, sfida e qendrueshmërisë financiare është rritur, duke vënë në rrezik vazhdimësinë e shumë shërbimeve të ofruara nga sektori jofitimprurës dhe rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin social, ekonomik dhe demokratik të vendit. Në këtë kontekst, është thelbësore rritja e angazhimit institucional përmes Udhërrëfyesit për Hartimin e Politikës dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe sigurimi i burimeve të qëndrueshme financiare përmes buxhetit të shtetit, duke garantuar mbështetje afatgjatë për organizatat e shoqërisë civile.

Duke shpresuar që kërkesa jonë do të merret në konsideratë, mbetemi në pritje të përgjigjes.
Për çdo komunikim të mëtejshëm lidhur me këtë letër, në emër të grupit, pika e kontaktit për këtë çështje është Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në adresën e email info@resourcecentre.al ose numër tel: 04 2 254881.

Me respekt,

Lista e Organizatave të Shoqërisë Civile sipas rendit alfabetik:

Acli Ipsia në Shqipëri
Active Mobility
Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit)
Albania Community Assist
Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF)
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT
Center for Education and Social Advancement
Change and Development Center
Civil Rights Defenders, Zyra e Shqipërisë
Consulting and Development Partners/ Arka Youth Center
COSV në Shqipëri
Durrësi Aktiv
Fondacioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim
Fondacioni Joscelyn
Fondacioni Së Bashku
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
Forumi I Mendimit të Lirë
Hand to Hand Against Nation Apathy – H.A.N.A
Instituti I Kulturës Rome në Shqipëri
Instituti për Kontratën Shoqërore
JetaPlus
Lëvizja Europiane në Shqipëri
Network Albania
Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
North Green Association
Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Qendra “Me Komunitetin për Ndryshim”
Qendra “Mjedis Për Zhvillim dhe Integrim”
Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”
Qendra “Të Gjithë së Bashku për Integrimin e Romëve”
Qendra “Hapa Të Lehtë”
Qendra ACT for SOCIETY
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Qendra ALTRI
Qendra AMAD
Qendra Aulona, Vlorë
Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri – REC
Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, CELS
Qendra ESN Tirana
Qendra Genesis
Qendra Jonathan
Qendra Lëvizja Rinore për Demokraci Pukë
Qendra për Advokim Social
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
Qendra për Prosperitet dhe Integritet
Qendra Progres dhe Zhvillim
Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
Qendra Rinore Trokitje
Qendra Shërbimi Ligjor Falas, TLAS
Qendra Shkencë dhe Inovavion për Zhvillim
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes
Qendra Shqiptare YMCA
Qendra Streha
Roma Active Albania
Rrjeti “Zëri i Të Rinjve”
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Sërisht Horizont
Shoqata ” Unë Gruaja”
Shoqata “Komuniteti Papa Xhovani i XXIII”
Shoqata “Në Dobi Të Gruas Shqiptare”
Shoqata “Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror”, Vlorë
Shoqata “Përtej Barrierave”
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz
Shoqata “Rreze Shprese”
Shoqata “Together for Life”
Shoqata “Xhubleta”
Shoqata AKS
Shoqata Ambientaliste Zharrëza
Shoqata CELIM Shqipëri
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ)
Shoqata Multifunksionale per Kulturor Edukim dhe Zhvillim
Shoqata Peace Volunteering Network (PVN)
Shoqata për Zhvillimin Psiko-Social dhe Kulturor të Fëmijëve dhe të Rinjve, Elbasan
Shoqata Shpresë Për Ne
Shoqata Udhëtim i Lirë
Shoqata Voice of Roma In Albania
The Door
Tjetër Vizion
TPA Center/Qendra per Mendim, Planifikim dhe Veprim
YMCA Shkodër
Youth Peer
Youth Rights and Citizens Initiatives
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA)

Gjeni këtu letrën e hapur.