In News

Thirrje publike drejtuar institucioneve dhe vendeve anëtare të BE-së

Ne, një grup i organizatave aktive të shoqërisë civile në Shqipëri, të angazhuara në zhvillimin demokratik, social, ekonomik dhe integrimin evropian të vendit tonë, i drejtohemi me këtë letër publike institucioneve të Bashkimit Evropian, vendeve anëtare të BE-së dhe organizmave të tjerë mbështës të shoqërisë civile, në një kohë kur shoqëria civile në mbarë botën, përfshi rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vendin tonë, gjendet përballë sfidave të ndryshme që cënojnë rëndë misionin dhe kontributin e saj të pazëvendësueshëm dhe të pamohueshëm në shoqëri.

Tkurrja e ndjeshme e mbështetjes nga donatorë të rëndësishëm gjatë viteve të fundit, përfshi disa vende të Bashkimit Evropian dhe Qeverinë Amerikane së fundmi, ka rezultuar në mbylljen e programeve esenciale në fusha të rëndësishme të zhvillimit të vendit, si forcimi i demokracisë, mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja e mjedisit, edukimi, zhvillimi social – ekonomik, si dhe në ndërprerje të shërbimeve për grupet e pafavorizuara.

Ndikimi i ushtruar nga sektori i shoqërisë civile në fusha të rëndësishme të zhvillimit të vendit, të cilat kanë patur suksese të dukshme në vitet e fundit falë mbështetjes tuaj, si reforma në drejtësi, gazetaria investigative, transparenca dhe llogaridhënia publike, rrezikon të humbasë duke dobësuar presionin pozitiv të ushtruar ndaj institucioneve dhe politikës, dhe rrezikuar arritjet e deritanishme.

Duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm për rolin dhe detyrimin e shtetit për zhvillimin e një mjedisi mundësues dhe mbështetjen financiare të organizatave të shoqërisë civile, në kushtet kur kjo mbështetje mbetet në nivele të ulta për të adresuar nevojat e sektorit dhe boshllëku i krijuar nga ndërprerja e fondeve nuk është adresuar nga institucionet e vendit, vlerësojmë kritike një reagim dhe mbështetje të shpejtë dhe të qenësishme politike dhe financiare nga institucionet europiane dhe vendet anëtare të BE-së për të mbrojtur arritjet e deritanishme dhe për të siguruar pjesëmarrjen dhe kontributin e shoqërisë civile në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e reformave.

Ndërprerja e fondeve është shoqëruar me një fushatë të paprecedentë desinformimi, shpifjesh dhe sulmesh publike të inspiruara politikisht, ndaj sektorit të shoqërisë civile në vend, e intensifikuar ndjeshëm pas Urdhërit Ekzekutiv të Administratës së Shteteve të Bashkuara për ngrirjen e shumicës së ndihmë së huaj amerikane. Kjo situatë shqetësuese e përhapur shpejt dhe gjerësisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rasti më flagrant është agresioni policor ndaj disa organizatave të shoqërisë civile në Serbi, është një këmbanë alarmi e cila kërkon një reagimin dhe mbështetjen tuaj të menjëhershme në një moment historik të procesit të anëtarësimit në BE, ku roli, angazhimi dhe përgjegjësitë e shoqërisë civile janë thelbësore.
Procesi i anëtarësimit në BE, i intensifikuar në vitet e fundit, kërkon edhe më shumë angazhim të shoqërisë civile, si për të komunikuar procesin e ndryshimet që priten, por edhe për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e grupeve më pak të përfaqësuar në tryezat e negociatave.
Duke vlerësuar mbështetjen dhe kërkesat tuaja të vazhdueshme ndaj vendeve kandidate për një përfshirje domethënëse të shoqërisë civile në procesin e integrimit, tani më shumë se kurrë organizatat e shoqërisë civile kanë nevojë për reagimin dhe mbështetjen e institucioneve dhe vendeve anëtare të BE-së si mbrojtëse të palëkundura të parimeve dhe vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës, lirisë, barazisë e solidaritetit.

Lista e organizatave sipas rendit alfabetik:

“Mjedis, Ujëra, Pyje” Përmet
ACLI-IPSIA në Shqipëri
Act for Society
Agjensia Rajonale e Zhvillimit Vlorë (ARZHV)
Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave-AIEN
Albania Community Assist -ACA
Albanian Center for Environmental Protection and Sustainable Development
Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF)
Aleanca LGBT
ALO 116-111: Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët
Ambasada PINK
Change and Development Centre “CDC”
Consulting and Development Partners
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
CRCA-ECPAT Shqipëri
Dorcas Aid International Albania
European Movement Albania
Faktoje.al
Fondacioni Emanuel për Zhvillim dhe Integrim
Fondacioni Joscelyn
Fondacioni Së Bashku
Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
Forumi i Mendimit të Lirë
Global Care Albania
Hand to Hand Against Nation Apathy – H.A.N.A
Help Hilfe zur Selbsthilfe e.V Dega në Shqipëri
ICG Research
IMPAKT INKUBATOR |Albania
Instituti I Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)
Instituti i Studimeve Politike – ISP
Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS)
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA)
Instituti për Kontratën Shoqërore
Instituti Shqiptar i Ushqimit dhe Inovacionit (ISHUI)/ Albanian Institute of Food and Innovation
iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Sigurinë në Internet
Jehona e Kelmendit
Koalicioni për Arsimin në Shqipëri
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Kongresi Rinor Kombëtar
Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
Network Albania
Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
Njerëz dhe Ide
Observatori për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve
Open Mind Spectrum Albania (OMSA)
Opportunity Balance and Overcoming
Organizata Ura të Reja, Berat
Partnerët Shqipëri +A2:A104për Ndryshim dhe Zhvillim
Peace Volunteering Network
Porta Rome për Integrim (PRI)
Qendra “Konsumatori shqiptar”
Qendra “Me komunitetin për Ndryshim”
Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”
Qendra “Instituti per Zhvillim Strategjik”
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)
Qendra ALTRI
Qendra Aulona, Vlorë
Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania)
Qendra Durrësi Aktiv
Qendra ESN Tirana-Rrjeti Erasmus Tirana
Qendra Lëvizja Rinore për Demokraci
Qendra Mjedisore për Zhvillim dhe Rrjetëzim (EDEN)
Qendra për Advokim Social
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
Qendra për të Drejtat në Punë
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
Qendra Psiko – Sociale ” Vatra”
Qendra Rinore Arka
Qendra Shërbimi Ligjor Falas, TLAS
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD)
Qendra Shqiptare YMCA
Qendra Streha
Qendra The Door
Qendra Trokitja Shkodër
Qendra Youth Rights&Citizenship Initiative
Roma Active Albania
Rrjeti “Zëri i Të Rinjve”
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri -BIRN Albania
Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN)
Rrjeti për Demokraci i Gruas Shqipëri (WDN Albania)
Sërisht Horizont
Shoqata “Në Dobi Të Gruas Shqiptare”
Shoqata “Progresi për të gjithë” Librazhd
Shoqata “Përtej Barrierave”
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz
Shoqata “Together for Life”
Shoqata “Xhubleta”
Shoqata CELIM Shqipëri
Shoqata e Natyrës dhe Turizmit Bulqizë
Shoqata Internacionale për Solidaritetin
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ)
Shoqata Kombëtare për Integrim, Zhvillim dhe Ndihmë për Shtresat në Nevojë – SHKIZH
Shoqata Korça Alpin
Shoqata KS Factor
Shoqata LIBURNETIK
Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim
Shoqata për Kulturë Demokratike
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror, Vlorë
Shoqata Shpresë për Ne Vlorë
Shoqata Unë Gruaja
Të Ndryshëm të Barabartë
Tjetër Vizion
Trajnerë në Edukim
United Nations Association Albania
Voice of Roma
Youth Peer