Akademia e Menaxhimit të Avancuar Financiar për OJF-të është një program profesional dhe i certifikuar në Shqipëri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i krijuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e menaxherëve dhe specialistëve të financës në sektorin jofitimprurës.
Përmes një metodologjie të kombinuar dhe përmbajtje të orientuar drejt zbatimit në praktikë, programi:
✅ Ndihmon në kuptimin dhe përmbushjen e kërkesave ligjore e fiskale dhe në parandalimin e penaliteteve financiare;
✅ Fuqizon strukturat e kontrollit të brendshëm dhe llogaridhënien’
✅ Mbështet menaxhimin efektiv të granteve;
✅ Ndihmon në zhvillimin e strategjive për diversifikimin e burimeve dhe donatorëve;
✅ Krijon hapësira për shkëmbim përvojash dhe zgjidhje konkrete në një rrjet profesionistësh të sektorit.
Programi përfshin 8 module tematike:
1. Bazat e Sektorit Jofitimprurës: Kuptimi i kuadrit ligjor dhe qeverisës.
2. Qeverisja Financiare: Krijimi i praktikave të qarta dhe transparente financiare brenda organizatës.
3. Prokurimi, Kontrolli Financiar dhe Menaxhimi i Rrezikut: Sigurimi i menaxhimit të duhur financiar dhe zvogëlimi i rreziqeve.
4. Menaxhimi Efektiv i Granteve: Pajtueshmëria dhe raportimi për iniciativat të financuar nga grantet
5. Diversifikimi i Të Ardhurave: Qëndrueshmëria organizative përmes nismave të suksesshme të gjenerimit të të ardhurave.
6. Planifikimi Strategjik Financiar: Buxhetimi për një ndikim në misionin e organizatës dhe monitorimi i buxhetit efektiv.
7. Metodologjitë e Matjes së Ndikimit: Komunikimi efektiv i ndikimit social të organizatës.
8. Mjetet e Menaxhimit Financiar: Përdorimi i softuer, mjeteve të automatizimit dhe të dhënave analitike për qëndrueshmërinë organizative.
Programi është i certifikuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kualifikimin profesional dhe do të zhvillohet në një periudhë gjashtëmujore (maj – nëntor 2025).
Kush mund të aplikojë?
– Programi është i dedikuar për menaxherët dhe specialistët e financës të organizatave të shoqërisë civile.
– Programi synon përfaqësim të balancuar tematik dhe gjeografik nga organizata të shoqërisë civile në të gjithë Shqipërinë.
Në total do të përzgjidhen 25 pjesëmarrës.
Shënim: POLITIKA JODISKRIMINUESE E PRANIMEVE NE AKADEMI
Në përzgjedhjen e pjesëmarrësve Partnerët Shqipëri do të udhëhiqet nga parimi i mosdiskriminimit mbi baza gjinore, fetare, etnie apo orientimi seksual.
Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë formularin e aplikimit dhe CV deri më 4 maj 2025 në adresën e email:
info@resourcecentre.al
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu.
Për më shumë informacion mbi programin dhe përmbajtjen e moduleve, konsultohuni me broshurën këtu.
Tarifa e pjesëmarrjes për të gjithë kohëzgjatjen e programit “Akademia e Menaxhimit të Avancuar Financiar për OJF-të” është 35,000 Lekë.
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më 9 maj 2025.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Organizatorët e Akademisë
Akademia e Menaxhimit të Avancuar Financiar për OJF-të është një nismë e zhvilluar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, një organizatë lider në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile në Shqipëri dhe rajon. Me një përvojë mbi 20-vjeçare, Partnerët Shqipëri kontribuon në rritjen e kapaciteteve të organizatave jofitimprurëse, fuqizimin e qytetarisë aktive dhe nxitjen e një mjedisi mundësues për veprimtarinë e pavarur dhe të qëndrueshme të shoqërisë civile.
Programi zbatohet nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri – një platformë informimi dhe shërbimesh për sektorin, nismë e Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim – në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.