Akademia e OJF-ve

Akademia e OJF-ve është një program i konsoliduar, krijuar nga Partnerët Shqipëri, i cili kontribuon në rritjen e kapaciteteve të drejtuesve dhe manaxherëve të OJF-ve mbi manaxhimit organizativ, qëndrueshmërisë financiare, advokimit për çështje të interesit të përbashkët, forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial etj

Prej vitit 2015-të, 180 përfaqësues të OJF-ve shqiptare, me një shpërndarje të gjerë gjeografike, sektoriale dhe përfaqësimi gjinor, kanë përfituar njohuri dhe aftësi në drejtimin dhe manaxhimin efektiv të organizatave të tyre duke i ardhur në ndihmë grupeve të interesit për të cilat janë krijuar dhe publikut të gjerë.

Akademia e OJF-ve është e hapur për të gjitha OShC-të e interesuara veçanërisht OShC-të e reja dhe grass roots dhe organizatat e vogla që punojnë me gra, të rinj, pakica, grupe të margjinalizuara, zhvillim lokal, përmes një thirrje të hapur për aplikime të filluara në fillim të çdo viti.

 

Akademia e OJF-ve:

-Shërben si një hapësirë edukimi jo-formal për të përforcuar aftësitë dhe zhvilluar kompetencat e drejtuesve të OJF-ve;

-Rrit profesionalizmin e këtyre drejtuesve nëpërmjet një kurrikule unike, metodave më bashkëkohore të të nxënit si dhe përvojës profesionale shumëdimensionale;

-Krijon breza drejtuesish profesionistë dhe të angazhuar, që do të jenë aktorë të ndryshimit dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

 

Programi i Akademisë së OJF-ve konsiston në:

-11 leksione, të mbajtura nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, mbi tema kryesore siç janë Tendencat e zhvillimit të sektorit të shoqërisë civile dhe kuadri ligjor për sektorin e OJF-ve; Zhvillimi organizativ dhe qeverisja organizative. Manaxhimi i burimeve njerëzore dhe procedurat e brendshme; Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe roli i OJF-ve në këtë proces; Manaxhimi financiar: Buxhetimi dhe kontabiliteti; Detyrimet dhe raportimet në shtet; Sigurimi i mbështetjes financiare përmes granteve. Shkrimi i projekt-propozimeve dhe manaxhimi i projekteve, grantet e BE-së; Planifikimi strategjik; Komunikimi strategjik i OJF-ve; Mobilizimi i mbështetësve. Krijimi i rrjeteve dhe koalicioneve; Ngritja e fondeve. Sigurimi i mbështetjes nga grantet, fondet publike, filantropia dhe puna me sektorin privat; Qeverisja me pjesëmarrje dhe; Advokasia dhe Lobimi;

-përgatitjen dhe prezantimin e detyrave të ndryshme si: krijimi/ rishikimi i politikave dhe procedurave të brendshme, formateve të raportimit financiar, formateve të projekt propozimeve, planeve për sigurimin e fondeve, mjetet e komunikimit etj;

-seanca asistence dhe mentorimi të hartuara sipas nevojave të pjesëmarrësve më qëllim maksimizimin e nxënies dhe përshtatjes së praktikave të mësuara me nevojat e organizatave;

-krijimin e grupeve mbështetëse (peer coaching) me Alumni të Akademisë – takime të rregullta joformale për të mësuar nga eksperienca të tyre dhe krijuar mundësi për bashkëpunim midis OJF-ve;

-pjesëmarrjen në vizita studimore pranë organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të donatorëve, sektorit publik dhe privat me qëllim prezantimin e rasteve të praktikave të suksesshme sipas tematikave, ndarjen e eksperiencave dhe modeleve të bashkëpunimit OJF-shtet, OJF-sektori privat, të proceseve me pjesëmarrje, crowd sourcing, ngritjes së fondeve, etj.

 

Për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe rrjetëzimin midis pjesëmarrësve të Akademisë ndër vite është krijuar një faqe e dedikuar në Facebook. Përmes kësaj faqe, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë informacione, të shkëmbejnë përvoja, të promovojnë aktivitetet e tyre, të krijojnë sinergji dhe partneritete për iniciativa të përbashkëta për çështje me interes të përbashkët, ose në kuadrin e thirrjes specifike për propozim të filluar nga donatorë të ndryshëm.

 

Lexoni këtu për më shumë informacion mbi programin, kriteret dhe procesin e aplikimit për rregjistrimet në Programin e vitit të ardhshëm të Akademisë.

Akademia e OJF-ve 2019

Akademia e OJF-ve 2020